Thu. Jun 30th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Cilat janë simptomat dhe shkaktarët e depresionit?

Njohim njerëz që disponimi i tyre ndërron varësisht prej stinës dhe kjo njihet si çrregullim afektiv sezonal, apo SAD.

SAD konsiderohet si formë depresioni që më së shumti shfaqet gjatë dimrit.

Si çdo gjë tjetër që ka anën e kundërt e njejta vlenë edhe për SAD-in, prejse ekziston një afekt sezonal që shfaqet kur moti fillon të nxehet.

SAD-i që shfaqet në pranverë ose verë ndodh afërsisht në të njëjtën kohë çdo vit, thotë Dr. Marc Romano për Bustle.

Edhe pse ka më shumë dritë në pranverë që është një trajtim i shpejtë për SAD, një pjesë e njerëzve me këtë sëmundje ndikohen nga ndryshimet e humorit në muajt e ngrohtë.

“Rreth 10% e personave me depresion sezonal e përjetojnë atë gjatë verës”, thotë Dr. Seema Sarin M.D., drejtore e mjekësisë EHE Health.

Derisa SAD-i i dimrit shfaq te ne oreks të shtuar, hipersomni e energji të ulët, te SAD-i i verës ndodh e kundërsa. Shfaqen simptoma, si: pagjumësi, oreks e rrijte të energjisë.

“Studime të ndryshme kanë provuar të shpjegojnë SAD-in e verës dhe kanë rekomanduar shkaqe të tilla si numri i lartë i poleneve, ekspozimi ndaj dritës së diellit, temperaturat e larta dhe ndryshimet në ritmet cirkadiane”, thotë Dr. Romano.

Ndryshimet në prodhimin e melatoninës – hormoni që rregullon gjumin e njeriut dhe stimulohet nga ekspozimi në rrezet e diellit, mendohet se është arsyeja kryesore që sjell këto luhatje të disponimit në përgjithësi.

 

Leave a Reply

You cannot copy content of this page