Sat. Jun 25th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

[ad_1]

Sulmet në zemër ndodhin kur rrjedha e gjakut në muskulin e zemrës papritmas bllokohet, zakonisht nga një mpiksje gjaku.

Siç shpjegon Klinika Mayo, depozitat yndyrore grumbullohen me kalimin e kohës, duke formuar pllaka në arteriet e zemrës tuaj. “Po qe se një pllakë çahet, një mpiksje gjaku mund të formojë dhe bllokojë arteriet tuaja, duke shkaktuar një sulm në zemër”, thotë trupi shëndetësor.

Një përgjigje e shpejtë ndaj një sulmi në zemër është e domosdoshme për të minimizuar dëmin e shkaktuar në muskulin e zemrës. thelbësore për këtë përpjekje është njohja e shenjave paralajmëruese dhe veprimi i tyre sa më shpejt që ato të shfaqen.

1289284

Shumica e njerëzve janë të vetëdijshëm për simptomat kryesore të një sulmi në zemër, domethënë, dhimbje gjoksi, gulçim dhe lodhje, shkruan Express.co.uk.

Sipas Cedars-Sinai, një organizatë akademike jofitimprurëse e kujdesit shëndetësor, buzët, duart ose këmbët me ngjyrë të kaltër (mavijosja) mund të sinjalizojnë gjithashtu se keni një sulm në zemër.

Simptoma të tjera përfshijnë:

  • Alivanosje

  • Djersitje e papritur

  • Rrahje të rënda të zemrës

  • Ritmet jonormale të zemrës (aritmitë), të cilat ndodhin në më shumë se 90 për qind të njerëzve që kanë pasur një sulm në zemër

  • Humbja e vetëdijes, e cila ndonjëherë është simptoma e parë e një sulmi në zemër

  • Mavijosja e buzëve, duarve ose këmbëve

Të moshuarit mund të kenë simptoma që i ngjajnë një goditje në tru dhe mund të çorientohen.  /Telegrafi/

The post Ndryshimi i ngjyrës në buzët, duart ose këmbët tuaja mund të sinjalizojë një sulm në zemër appeared first on Telegrafi.

[ad_2]

You cannot copy content of this page