Në 10 vjetorin e themelimit, Viber sjell opsionin e pagesave në aplikacion

[ad_1]

Viber po feston 10 vjetorin e lindjes dhe themelimit të kompanisë dhe për ta festuar këtë datë të rëndësishme ka paralajmëruar një risi të shkëlqyeshme – funksionin e pagesave përmes chatbots.

Përdoruesit që duan ta përdorin platformën e Viber për të paguar për mallra dhe shërbime, me anë të Google Pay dhe zgjidhjeve të tjera të disponueshme do të kenë mundësi ta bëjnë atë me anë të kuletës digjitale të cilën e kanë në pajisjen e tyre.

Po qe se banka e përdoruesve të Viber e mbështet këtë funksion, ata duhet të shtojnë numrin e kartës së tyre të kreditit ose debitit në Google Pay. Pas kësaj, opsioni i pagesës bëhet i disponueshëm me anë të chatbots dhe bisedave të krijuara në aplikacion.

Të gjitha të dhënat thuhet se mbesin konfidenciale, sidomos ato të cilat përdoren gjatë pagesës, do të jenë të koduara dhe të paarritshme për chatbots, vetë Viber ose ndonjë pale të tretë.

The post Në 10 vjetorin e themelimit, Viber sjell opsionin e pagesave në aplikacion appeared first on Insajderi.

[ad_2]