Në afërsi të Shëngjinit gjendet një jaht i braktisur me flamur italian


loading...

Një jaht është gjetur i braktisur në zonën e Godullës në Kurbin. Nga verifikimet e kryera jahti i përket një shtetasi italian.

Gjithashtu është gjetur edhe një gomone që dyshohet të jetë përdorur për të dalë në tokë, raporton tch.

Policia ka monitoruar situatën dhe ka nisur kontrollet. Jahti është ankoruar në portin e Shëngjinit.

Mësohet se jahti është gjetur që mbrëmjen e kaluar por që është mbajtur nën monitorim nga ana e policisë për ndonjë lëvizje të dyshimtë.

The post Në afërsi të Shëngjinit gjendet një jaht i braktisur me flamur italian appeared first on Insajderi.

loading...