Në Austri bie sërish numri i të infektuarve


loading...

Shifrat e fundit gjatë ditës së shtunë tregojnë se ka rënie të numrit të infektuarve në Austri. Në dy shtete federale (Bundesländer) s’ është shënuar asnjë rast i ri.

E Shtunë, 11 Korrik 2020 – 20:00
albinfo.at

Vienna, Austria – Photo by: Jacek Dylag

Ditëve të fundit numri i të infektuarve në Austri me koronavirus kishte ngritje duke kaluar shifrat treshifror brenda ditës, por në këtë fundjave situata duket se është normalizuar.

Në 24 orët e fundit, janë shënuar vetëm 74 raste të reja. Shumica e tyre në Austrinë e Epërme me 36 raste pozitive. Pas saj, është Vjena me 17 infeksione të reja, shkruan heute.at, përcjell albinfo.at

Vetëm gjashtë raste të reja janë konfirmuar në Kärnten, pesë në Austri të Ulët dhe katër në Steiermark. Nga tre teste të reja pozitive ishin në Salzburg dhe Tirol. Në Vorarlberg dhe Burgenland s’ është shënuar asnjë person i infektuar brenda 24 orëve të fundit.

deri më tash 18.783 raste kanë rezultuar pozitive në testin e koronavirusit në Austri. 706 persona kanë humbur jetën nga shkaku i këtij virusi, kurse 16.864 janë shëruar, raporton albinfo.at

Aktualisht, 77 persona janë duke u trajtuar spital, përfshirë 9 prej të sëmurëve në njësi të kujdesit intensiv.



loading...