Shëndeti
Sat. Apr 1st, 2023
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Bebja, Foshnja, Bebet, Fëmijët

Në çfarë pozicioni duhet ta vini beben në gjumë?

Akademia Amerikane e Pediatrisë rekomandon që beben ta shtrini në shpinë kur ajo flen.

Pozicioni shtrirë në shpinë është më i sigurti dhe e ul mundësinë e sindromit të vdekjes së papritur të të posalindurit (sudden infant death syndrome SIDS).

Ky sindrom është shkaktari numër një i vdekjeve të bebeve në vitin e parë të jetës.

Më parë është menduar se mund të jetë e pranueshme edhe nëse beben gjatë gjumit e shtrini në krah, por sipas studimeve të fundit, pozicionin shtrirë në krah duhet ta evitoni për shkaqe sigurie; përjashtim përbëjnë vetëm bebet me gjendje të veçanta shëndetësore për të cilat ju informon mjeku, por bebet e shëndetshme rekomandohet të flejnë në shpinë.

Bebja duhet të flejë në shpinë gjatë gjithë vitit të parë të jetës, por sidomos në gjashtë muajt e parë kur mundësia e shfaqjes së SIDS është më e madhe.

Mos e vendosni beben në gjumë mbi një sipërfaqe të butë (psh mbi jastëk) dhe mbani temperaturën adekuate në dhomë.

Mos e vendosni beben afër radiatorit, shporetit apo kondicionerit të ajrit, mos e leni afër dritares së hapur dhe evitoni rrymimet e ajrit (shkujën ose promajën).

Poliklinika “Dr. Memli”
📍 Ulpiana D9, Prishtinë
☎️045 725 725 ose
☎️049 66 77 22 (ky numër edhe viber)

You cannot copy content of this page