Sat. Jun 25th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

[ad_1]

Ndonëse një mënyrë komunikimi është edhe të qarit që lëshojnë ata, fëmijët s’ flasin deri në një moshë të caktuar. Ata fillimisht qajnë, pastaj nga muaji i gjashtë fillojnë të gugasin dhe të murmurisin, ndërsa pas një viti lindjeje ata do duhej të jenë të aftë të nyjëtojnë ndonjë fjalë.

Kuptohet se edhe procesi i të folurit s’ zhvillohet përnjëherë. Së pari fëmija fillon të shprehet në atë mënyrë që një fjalë e thënë të nënkuptojë krejt fjalinë. Për shembull, kur ata thonë “ujë” prindërit duhet ta kuptojë se ai apo ajo dëshiron të thotë “unë dua ujë”. Kjo mënyrë e të folurit në shkencë njihet si të folurit holofrastik.

Pas këtij stadi, diku nga mosha dy vjeç, fëmija veçse duhet të jetë i aftë të artikulojë një fjali të thjeshtë të tipit “topi im” ose diçka të tillë.

E krejt në fund, sipas psikologut Terry Pettijohn, diku nga mosha 3-4 vjeç fëmija duhet të dijë të shprehet edhe me fjali më të gjata dhe komplekse. Fjalori i tyre fillon të rritet me shpejtësi dhe në moshën 5-vjeçare ata do të kenë një fjalor me mijëra fjalë.

[ad_2]

Leave a Reply

You cannot copy content of this page