Në fshatrat e Vushtrrisë bereqet shumë, blerës pak


loading...

Familja Pllana nga komuna e Vushtrrisë këtë vit nga arat e marra me qera ka grumbulluar mbi 150 ton patate dhe mbi 200 mijë kilogramë qepë, por edhe kultura të tjera. Ishte verë e bereqetshme, thotë bujku dhe veteran i Arsimit, Gani Pllana.

“Prodhim ka shumë të mirë, por tregu është shumë i dobët, çmimi është shumë i dobët. Patate i kemi pasur 7 hekterë, qepë i kemi pasur 7 hekterë, lakra kësi turshi 10 hektarë, lakra sallatë të gjelbërt i kemi 3 hektarë. Krejt tokën me qera e marrim. Patatet tash për tash çmimin e kanë 15 cent”, ka thënë Pllana.

Fshati Doberllukë është fshat ku shumica e banorëve merren me kultivimin e patates. Burim Xhaferi thotë se këtë vit kishte shumë bereqet, por s’ ka pasur shitje. Ai mendon që në të ardhmen ta lërë këtë profesion dhe të ia mësyjë gurbetit.

“Kemi pasur prodhim të mirë, patatja është cilësore, mirëpo shitja është problem, përse s’ kemi treg të garantuar. Presim ishalla prej komunës subvencione, apo ndonjë ndihmë se edhe për shkak të pandemisë kemi pasur probleme. Krejt familja jemi të angazhuar në këtë biznes, kemi rreth 400 ton patate”, ka thënë Xhaferi.

Probleme në kohë pandemie edhe për bujkun Sevdaim Sadiku nga Bukoshi i Vushtrrisë. Ai kishte probleme me shitjen e qumështit por edhe me punimin e tokës.

“E kemi pasur miellin 24 hektarë gjithsej, me misër edhe grurë. Ka ndiku jashtëzakonisht shumë, përse na i kanë ngritë çmimet të produkteve të farës e plehut dhe kjo ka ndiku”, ka thënë Sadiku.

Komuna është përpjekur që t’i dalë në ndihmë, ndërsa ka filluar që të iu ndihmojë bujqëve duke i dyfishuar subvencionet/TV21/



loading...