Në kohë pandemie, presidenti Thaçi në ndejë me shahira

loading...

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi sonte ka treguar se duke marrë pjesë në një ndeje me shahira në fshatin Rezallë të Skenderajt.

Edhe pse të gjitha tubimet me mbi pesë persona janë të ndaluara me vendim të Qeverisë, presidenti s’ e ka parë problematike që në kohë pandemie dhe pa asnjë marrë mbrojtëse, duke mos respektuar as distancën sociale të marrë pjesë në këtë takim me së paku 15 persona në një ambient të mbyllur.

“Sonte, në familjen e bashkëluftëtarit të orëve të para të UÇK-së, Hajrë Gashi, në Rezallë. Hajra e ka ndërtuar topin e parë në mënyrë artizanale gjatë luftës, që ne e quanim “Topi i Rezallës”. Ai, djemtë e tij dhe gjithë Drenica, kanë dhënë kontribut të madh në luftën tonë çlirimtare! HTH”, ka shkruar Thaçi.

 

Kjo s’ është hera e parë që presidenti i vendit është parë në publik duke mos i respektuar masat e rekomanduara nga Instituti Kombëtarë i Shëndetit Publik dhe as vendimet e qeverisë për masat anti- COVID-19.



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *