Skip to toolbar

Në kohra të vështira, humori i tij mbajti gjallë shpirtin e Kosovës


loading...

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett ka bërë homazhe në Teatrin Kombëtar në kryeqytet me rastin e vdekjes së aktorit dhe ish-deputetit Adem Mikullovci.

Kosnett ka theksuar se Mikullovci e ka mbajtur gjallë shpirtin e kosovarëve edhe në kohërat më të vështira.

“Ne i bashkohemi të gjithë Kosovës për të mbajtur zi për humbjen dhe për të nderuar jetën e aktorit, komikut, politikanit Adem Mikullovci. Në kohë të vështira, arti dhe humori i tij kanë mbajtur gjallë shpirtin e Kosovës. Kontributet e tij në kulturën, pavarësinë dhe karakterin e Kosovës do të lënë një trashëgimi të përhershëm”, thuhet në postimin e tij në rrjetin social “Twitter”.

Aktori Adem Mikullovci ka ndërruar jetë dje në mëngjes në Prishtinë në moshën 81 vjeçare. 

Varrimi i tij ishte bërë dje në varrezat e qytetit të Prishtinës, në Lagjen “Arbëria”.

Vdes aktori e ish-deputeti Adem Mikullovci 



loading...