Në mes të mungesës së ilaçeve për COVID-19 dhe çmimeve n‘hava

loading...


Përveç mungesës së barnave në spitalet e Kosovës për tu shëruar nga Covid-19, rritja astronomike e çmimeve të disa prej ilaçeve të Covid-19 ka rënduar edhe më tej gjendjen e pacientëve të shtrirë.

 

Vërehej në sytë Adem Shalës i cili po qëndronte ulur në ulëset e oborrit të Klinikës Infektive të QKUK-së. Ai ka tetë ditë që gjen çlodhje në ato ulëse, aq ditë sa po qëndron babai i tij brenda Klinikës Infektive i prekur me virusin Covid-19. 

‘‘Jam bo edhe unë për spital’’, thotë Shala, pasi pajtohet të falsë për përvojat e tij të përballjes me virusin që e preku në familje.

43 vjeçari nga komuna e Lipjanit i cili nga mëngjesi deri në orët e mbrëmjes detyrohet të qëndrojë pranë Klinikës Infektive, thotë që i duhet t’i blejë barnat e udhëzuara për babain. 

‘‘Barnat shumicën duhet me i ble, veç disa antibiotikë s’ po ka nevojë me ble, se me pare krejt; me nevojat që i ka për terapia këtu, shpenzimet e mia të udhëtimit e krejt’’, thotë dëshpërueshëm Shala.

Ai shton se për këto 8 ditë ka shpenzuar afërsisht 500 euro. 

Mirëpo, përveç gjendjes shëndetësore të babait, edhe gjendja financiare është rënduar pasi ka qenë i detyruar ta ndërpresë punën që bën si taksist, e që është i vetmi burim në familjen e tij pesë anëtarëshe.

‘‘Përveç shpenzimeve me babën, unë as n’ s’po muj me dal me punu me kerr, se na krejt familja hamë prej punës tem si taksist,” thotë Shala. 

“Unë gjendjen ekonomike hiç s’ e kam të mirë. s’ fitoj për dy muaj gati, aq sa kam shpenzuar për një javë tani”, shton ai.

“Por duhet me hy edhe borxh tekefundit, se s’ lihet me dekë baba për ilaçe’’, thotë ai.

Disa metra më poshtë, pranë hyrës së Klinikës, po qëndronte edhe Greta Dërvisholli nga . shtrirë brenda ajo ka gjyshen dhe dukej e shqetësuar meqë në ditën e njëmbëdhjetë gjendja e gjyshës së saj ishte përkeqësuar.

‘‘Gjendja e gjyshes është shumë e rëndë sot, vend në intensivë s’ ka, as mjekët s’ po kanë çka me bo se po ka shumë raste’’, thotë Dërvisholli.  

Njëjtë sikurse Shala, edhe ajo herë pas here edhe familjarë tjerë të saj detyrohen të qëndrojnë me orë të tëra pranë Klinikës Infektive, pasiqë, siç thotë Dërvisholli, nevojat për t’i blerë ilaçet për gjyshen janë të shpeshta.

“Barnat shumicën duhet me i ble. Kardiologu i qet diçka, s’ e kanë në spital e po duhet me dalë me i ble, pastaj prapë ja ndrrojnë [barnat] prapë duhet me dalë me i ble”, thotë Dërvisholli. 

Sipas saj, shpesh ka mungesë edhe të disa gjërave edhe më thelbësore. “Kanillat për shembull, kanihere ta japin nga një, ato duhet me u ndrru çdo gjashtë orë, ata ta japin një në ditë, tjerat duhet me dal me i ble vet.”

Se kanë mungesë të herë pas hershme të barnave e thotë edhe Drejtoresha e Klinikës Infektive Lindita Ajazaj – Berisha. 

“Është e vërtetë që po ndodh me pasë mungesa të barnave, po ndodh disa ditë mos me i pasë, por ndërkohë vijnë’”, thotë ajo për

Luhatje drastike çmimesh brenda ditësh

Foto: Urim Krasniqi/Kallxo.com

Mungesa e barnave s’ është i vetmja gjë që ka shqetësuar kosovarët.

shëndetësore dhe mungesa e barnave është përcjellë edhe me çmime astronomike të ilaçeve që përdoren në treg.

Greta Dërvisholli thotë se për më shumë se një javë kanë shpenzuar pranë 1 mijë euro, përfshirë edhe blerjen ampulave Remdisevir e cila prek shifrën rreth 200 eurove për copë në barnatoret private. 

Javën e kaluar, KALLXO.com kishte raportuar se me këtë ilaç është duke u bërë tregti pasi që po shitet me çmime të kripura nëpër barnatore të kryeqytetit dhe se i njëjti s’ gjendet brenda klinkave duke detyruar familjarët që me mjetet e tyre ta sigurojnë vetë atë. 

Javën e kaluar, ka pyetur një barnatore që gjendet brenda oborrit të Qendrës Spitalore rreth çmimit këtij ilaçi. 

shesim në baza ditore, jo shumë, por në baza ditore shitet,” i tha BIRN-it javën e kaluar një farmaciste në Prishtinë.
“Ne e shesim 185 euro”, shtoi ajo, duke mos dashur të identifikohet.

Ndërkohë, këtë të hënë, BIRN ka folur me një farmaciste tjetër në Prishtinë dhe në kushte anonimiteti ajo i ka treguar BIRN se gjatë kësaj jave çmimi për Remdesivir ka rënë në 50 euro, që shënon një rënie drastike nga çmimi nga java e kaluar.

Për këtë mosqëndrueshmëri të çmimeve, BIRN ka dërguar pyetje në Ministrinë e Shëndetësisë, por s’ ka marrë përgjigje deri në kohën e publikimit të këtij artikulli.

Kjo ampulë është medikamenti i parë i miratuar në nivel të Bashkimit Evropian që shërben për trajtimin e virusit dhe që ndihmon në uljen e kohëzgjatjes së shërimit.

Mirëpo i njëjti s’ mund të gjendet në klinikat e QKUK-së ku trajtohen pacientët me . Për këtë shkak, shumë qytetarë detyrohen që këtë ampulë ta blejnë në barnatoret private. 

Për mungesën e këtij medikament thotë që Ministri Zemaj ka aprovuar propozimin e grupit profesonal të Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Medicinale që të krijohet mundësia e importit të saj. Mirëpo, për kohën se kur do të sigurohet kjo ampulë dhe se a do të futet në listën e barnave thelbësore kjo ministri s’ ka dhënë përgjigje. 

BIRN ka provuar ta kuptojë sasinë e importuar të barnave gjatë 10 mujorit të vitit dhe specifikisht sasinë e importuar të Remdesivirit gjatë këtij viti, por Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganave të Kosovës ndonëse fillimisht ka pranuar të e dërgojë të dhënat, më vonë s’ u është përgjigjur thirrjeve të njëpasnjëshme.

Për koston e shpenzimeve të të prekurve me COVID-19, ankohet edhe N. , një banor tjetër nga . Javë më parë, ai, babai, gruaja dhe vajza e tij kishin rezultuar pozitivë me COVID-19. 

Edhepse këta të prekur s’ kishin nevojë për hospitalizim, N.. thotë se tretmani dhe disiplina që kërkohet nga mjekët kërkon kosto të lartë shpenzimesh.

“Unë punoj dhe ia kam dalë, ka shpenzime shumë, jashtëzakonisht shumë të larta”, thotë N.Sh.

jo i vetmi shpenzim

Përtej blerjes së ilaçeve, edhe kontrollet e fotografimet janë të kushtueshme.

Vetëm për analiza fillestare dhe për fotografim të mushkërive, N.Sh. thotë se ka paguar 45 euro. Pastaj terapitë sipas rekomandimit të pumologut dhe përsëritja e analizave dhe fotografimit rreth 70 eurove si dhe shpenzimet tjera me medikamente bazike. 

Pa pasur nevojë Remdesivir apo antibiotikë tjerë më të shtrenjtë për tu shëruar nga COVID-19, prapëseprapë, shërimi i tij dhe familjarëve të N.Sh. i ka kushtuar qindra euro.

“Përafërsisht unë i kam shpenzuar diku rreth 135 euro veç për vete. Gruaja pozitiv, çika pozitiv, baba pozitiv. Llogarite secilin me 135 euro”, thotë N.Sh, që sipas kësaj llogaritje kostoja e shërimit për të dhe familjen e tij e kishte prekur shifrën e 540 eurove. 

Një farmaciste që s’ ka pranuar të identifikohet e ka përmendur shumën prej 120 euro si kosto më të ulët për pacientët me COVID-19 që s’ janë përballur me komplikime të rënda shëndetësore.

Ajo ka thënë për BIRN se varësisht nga nga shkalla e dëmtimit të shëndetit që po shkakton COVID-19, pacientët që janë në gjendje kritike mund të shpenzojnë më shumë se 600 euro për 10 ditë, duke përjashtuar këtu kontrollet mjekësore, analizat e fotografimet që kapin poashtu koston e qindra eurove.

Ndërkohë shpenzimet për të kaluar fazën kritike farmacistja thotë se pavarësisht shërimit nga COVID-19, terapia mund të vazhdojë për një kohë disamujore deri në shërimin e plotë.
“Edhepse disa njerëz kanë imunitet më të fortë, edhe pas daljes së testit negativ apo shërimit, përdorimi i vitaminave të ndryshme është i detyrueshëm edhe për një kohë të gjatë meqë virusi me të panjohurat dhe dëmet që po i shkakton, po kërkon kohë më të gjatë tretmani,” përfundon ajo.



Postime të ngjashme