Në mesin e 11 viktimave nga COVID-19 është edhe një 31 vjeçar

loading...


Në mesin e viktimave të cilët humbën jetën nga COVID-19 gjatë ditës së sotme në Kosovë gjendet edhe një 31 vjeç nga komuna e Mamushës.

IKSHPK bën të ditur se rastët tjera të vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (81, 79, 72, 72 vjeç), Istog 1 rast (51 vjeç), Klinë 1 rast (63 vjeç), Mitrovicë 1 rast (84 vjeç), Pejë 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (76 vjeç), Viti 1 rast (74 vjeç).

në këto fjalë e sipër, nga rastet më të reja më së shumti janë konfirmuar në Prishtinë, gjithsej 319.

Pastaj, Gjilani 62 raste, Ferizaj 47 raste, Fushë-Kosovë 44 raste.

IKSHPK njofton se raste aktive janë 12 mijë e 8, derisa ka lutur qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse ndaj virusit. /Familjajonë/

Related posts