Në mungesë të Shpend Ahmetit, asamblistët debatojnë për qeverisjen e tij në Prishtinë


Kur kanë mbetur rreth një vit deri në përfundimin e mandatit të kryetarëve të komunave që u zgjodhën në vitin 2017, ishte i vetmi kryetar nga të gjithë komunat e tjera me shumicë shqiptare që refuzoi të përballej në debatin “” me gjetjet e hulumtimit mbi qeverisjen e tij në mandatin e dytë.

I pari i kryeqytetit refuzoi të dalë para Jeta Xharrës, asamblistëve dhe qytetarëve të komunës që drejton, për të debatuar mbi mbajtjen e premtimeve të dhëna në fushatën zgjedhore dhe punët e kryera në Prishtinë.

Në këtë situatë,  “” organizoi debatin me asamblistët e Kuvendit Komunal në të cilën u diskutua puna e ekzekutivit të Prishtinës  dhe hallet e qytetarëve.

Mungesën e Shpend Ahmetit në debat s’ e panë si të çuditshme asamblistët e Prishtinës.

Sipas tyre edhe ata shpesh hasin në refuzim të kryetarit për të marrë pjesë në debatet e Kuvendit Komunal.

Asamblisti i LDK-së, Shefki Gashi tha gjatë debatit se edhe Po qe se i mbledhin minutat sa ka qëndruar në asamble kryetari i Prishtinës, s’ dalin më shumë se 3 orë.

ndërsa, asamblisti i LVV-së, Egzon Azemi tha se arroganca e kryetarit Ahmeti vëret edhe në asamblenë komunale, ku debatet kalojnë në çështje private.

“Arroganca e tij që u shfaq në pyetjet e gazetarit, na shoqëron edhe në secilën seancë të Kuvendit. Çdo debat, çdo temë ka përfunduar në çështje personale. ngaqë sa herë që kritikohet, e pamë edhe me gazetarët, përgjigjet me arrogancë dhe e pamundëson debatin”, tha Azemi

Shpend Ahmeti ishte pyetur në një për media se pse po refuzon pjesëmarrjen në debatin “Jeta në Komunë”, ku kanë pranuar të ballafaqohen të gjithë kryetarët e tjerë, Ahmeti ishte përgjigjur duke thënë “Pyete Jeta Xharrën se pse s’ vi në debat”.

Për asamblistin Shefki Gashi ky është një dorëzim i Shpend Ahmetit.

“Njeri kur dorëzohet s’ ke pse merresh me të, ai s’ ka dashur si fillim të vijë të përballet me juve për këto të dhëna”, ka thënë Gashi gjatë debatit.

Aktivisti nga Prishtina, Dren Shahini tha gjatë debatit se kryetari Ahmeti tash e sa kohë i refuzon edhe debatet publike.

“Kjo qeverisje komunale s’ ka prodhuar qytetari aktive, s’ kanë nxitur debat duke mos ardhur nëpër lagje për t’i dëgjuar qytetarët”, ka thënë Dren Shahini.

Sipas tij, aktiviteti i Shpend Ahmetit bëhet me anë të rrjeteve sociale, të cilat lehtësisht mund të bëhen nga kolltuku i shtëpisë.

Gjatë debatit u diskutuan disa prej premtimeve që Ahmeti i kishte dhënë në fushatën e vitit 2017 e që s’ i ka realizuar.

nga premtimet e mëdha të Ahmetit kishte qene ndërtimi i spitalit të qytetit. Ahmeti kishte premtuar se punimet për ndërtimin e spitalit do të fillonin në vitin 2019.

Asamblisti i PDK-së, Leutrim Retkoceri tha gjatë debatit se në Kuvendin Komunal kurrë s’ ka ardhur tema e spitalit.

“Deri tash në këtë mandat ne në akoma s’ e kemi një material që ka ardhur për të lokacionit se ku do ndërtohet spitali i qytetit i cili është premtuar. Ish ministri i shëndetësisë, Uran Ismaili ka punuar në këtë drejtim, ai ka ndarë 500 mijë euro për ndërtimin e fizibilitetit një kompanie gjermane. Kompania akoma s’ ka marr përgjigje pasi komuna s’ po e kthen atë”, tha Retkoceri gjatë debatit.

Në anën tjetër Egzon Azemi nga LVV tha se po të mos e shkarkonte Shpend Ahmeti, Arben Vitinë nga pozita e drejtorit të Shëndetësisë, për siç tha ai, inate politike, sot spitali do të ishte duke u ndërtuar në Prishtinë.

Gjatë debatit poashtu u diskutua edhe për mos ndërtimin e qendrës për Autizëm dhe Down Sindrom, të cilën Ahmeti kishte premtuar se do të ndërtohej dhe fillonte punën gjatë vitit 2019.

Leonora Shabani- Bajraktari tha se ky premtim akoma s’ është realizuar.

“s’ është ndërtuar, është ndarë parcela ndërsa një kohë të gjatë ka pasur me prokurimin, tani i është dorëzur organizatës turke TIKA e cila do jetë ndërtues. Më ka bërë përshtypje ngaqë në raportin e GAP del që komuna e ka realizuar këtë por në fakt s’ është bërë”, tha Bajraktari -Shabani gjatë debatit.

Në debat u diskutua edhe për mosmbajten e premtimit të Shpend Ahmetit për ndërtimin e 5 shkollave të reja në Prishtinë. Gjatë fushatës ishte premtuar ndërtimi i 5 shkollave të reja.

Ahmeti kishte premtuar që ndërtimi i 5 shkollave të fillonte në 2018 dhe të përfundonin për 18 muaj.

Shefki Gashi nga LDK, tha se s’ ka ndonjë filozofi ndërtimi i shkollave të reja. Ai përmendi shkollat e ndërtuara gjatë qeverisjes së LDK-së në Prishtinë.

“Në mandatin e Isa Mustafës për 6 vite janë ndërtuar 25 shkolla, s’ ka kurrfarë filozofie me ndërtu shkolla. Shpend Ahmeti s’ merret me komunën e Prishtinës as tre minuta. Arsimi ka degraduar kur ka ardhur Nagavci prej Gjakovës si drejtoreshë e Arsimit, më asgjë s’ ka lëvizur”, ka thënë Shefki Gashi gjatë debatit.

Gjatë debatit u diskutua edhe për premtimin e ndërtimit të dy kolektorëve në lagjen Mat dhe Kalabri.

Aktivisti Dren Shahini tha se kanalizimet mund të jenë burim i infeksionit.

mundur të bëjë një kanalizim të përkohshëm, jo të jetë vatër infeksioni. Kur ka reshje ka edhe përmbytje prapa spitalit,” , ka thënë aktivisti Shahini.

Në debat u diskutua edhe për premtimin tjetër për renovimin e Pallatit të Rinisë. Ahmeti kishte dhënë premtime të mëdha për këtë qendër duke thënë se do të rinovohet salla e djegur, do të bëhej ndërtimi i pishinës olimpike e lidhja e platosë së Grandit me të Pallatit.

Asamblistja e pavarur e Kuvendit Komunal të Prishtinës, Fiknete Bejta tha se s’ është investuar në Pallat, pasi që kur kanë marrë pronësinë nga , e kanë trashëguar me shumë borxhe.

“Pallatin e Rinisë në vitin 2018 e kemi me një shumë të madhe borxhesh. 7 milionë euro i kemi paguar në fund të vitit 2018. Bordi i kësaj ndërmarrje ka alokuar deri në 800 mijë euro vetëm nga qiratë. pasur disa projekte të planifikuara por për shkak të pandemisë shumë kanë mbetur pezull, madje edhe qiratë janë falur këtë vit,” tha Bejta

ndërsa Shefki Gashi nga LDK tha se s’ është përmendur kurrë investimi në Pallatin e Rinisë.

Ne debatin e së hënës u diskutua edhe mosmbajtja e premtimit për rindërtimin e Tregut tek çarshia e vjetër si dhe Tregut në Ulpianë.

Për vonesat në projektin për ndërtimin e Parkingut nëntokësor, Shefki Gashi i LDK-së thotë se s’ janë çështje e procedurave, por mosafëtësi e zyrtarëve të Komunës.

“Arsyet e moskryerjes së punëve s’ janë tek tenderët, por neglizhenca e stafit dhe paaftësia, asambleja s’ e ka vonuar”, ka thënë Gashi.

Në anën tjetër edhe asamblisti i PDK-së, Leutrim Retkoceri tha se kryetari Ahmeti s’ mund të ankohet, por si kryetar duhet të gjejë zgjidhje.

që e kemi aktualisht që nga viti 2013 është përcjellë nga mungesa e aftësisë për menaxhim, ne e kemi parë premtimin ‘parko dhe udhëto’ ku janë paraparë disa parkingje në hyrje të qytetit por sot s’ kemi të tillë. Nga kryetari marrim përgjigje të njëjta, procedura , vonesa e tendermit, ankesa,” ka thënë Retkoceri.

Me anëtaret e Kuvendit Komunal të Prishtinës janë diskutuar problemet e kryeqytetit dhe premtimet e pambajtura të Shpend Ahmetit.

ftuar në debat janë: Shefki Gashi, këshilltar nga LDK, Leonora Shabani Bajraktari, këshilltare nga LVV, Fiknete Bejta, këshilltare e pavarur, Leutrim Retkoceri, këshilltar nga PDK, Egzon Azemi, këshilltar nga LVV dhe Dren Shahini, aktivist nga qyteti i Prishtinës.

Më poshtë gjeni linkun e debatit të plotë:

 



Postime të ngjashme