Në Shqipëri u shënuan 17 viktima nga koronavirusi, 795 raste të reja

loading...


Sot në Shqipëri është shënuar numër rekord viktimash. Coronavirusi mori 17 jetë, ndërsa numri i infektimeve arriti në 795 raste të reja brenda 24 orëve nga 2352 testime, që u bënë.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën në spitalet COVID: 4 qytetarë nga Durrësi, 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Skrapari, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetar nga Kavaja, nga mosha 37 vjeç deri në 86 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 388 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 16.230 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 439 pacientë, 16 në terapi intensive, 5 pacientë janë të intubuar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të shmangni lëvizjet e panevojshme dhe të kufizohen kontaktet, për të parandaluar përhapjen e COVID19. Të gjithë qytetarët duhet të respektojnë me përpikmëri rregullat, duke mos e ulur asnjë moment vigjilencën për ruajtjen e distancimit fizik, mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kujdesin për higjienën. MSHMS ju bën thirrje sërish qytetarëve të shmangin plotësisht çdo lloj grumbullimi mbi 10 persona.

COVID-19 – Statistika (23 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore 795

Të shëruar ne 24 orë 388

Të shtruar në spitale 439

Humbje jete në 24 orë 17

Testime ditore 2.352

Testime totale 175.200

Raste pozitive 33.556

Raste të shëruara 16.230



Related posts