Në Spitalin e Gjakovës, 31 pacientë po trajtohen me oksigjeno-terapi

loading...

Spitali i Gjakovës ka njoftuar se po trajton 54 pacientë të hospitalizuar me Covid-19, 35 prej tyre janë të konfirmuar me Covid-19 dhe 8 pacientë po presin rezultatet.

“54 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për Covid, 35 pacientë janë të konfirmuar COVID-19 Pozitiv, 8 pacientë presin rezultatet, 9 pacientë do të testohen, 2 pacientë janë konfirmuar COVID negativ, 31 pacientë me oksigjeno terapi, 2 pacientë janë në CPAP maskë”, thuhet në njoftim.

Tutje, spitali thekson se në mesin e stafit mjekësor janë 6 mjekë të infektuar, 14 infermierë dhe 2 pjesëtarë të stafit mbështetës.

Në Kosovë deri sot janë 12.006 persona të infektuar dhe prej tyre 438 të vdekur.



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *