Në spitalin e Pejës po trajtohen 130 pacientë me COVID-19

loading...


Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se aktualisht i ka 130 pacientë me COVID-19 duke i trajtuar.

Nga këta pacientë, 3 prej tyre janë në Respirator, 105 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 17 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Në njoftim thuhet gjithashtu se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 10 pacientë.

ndërsa nga punëtorët shëndetësorë  janë 28 të infektuar me Covid-19. 10 Mjekë, 10 Infermierë dhe 8 punëtorë të Shërbimit Teknik.

 



Related posts