Në Spitalin e Përgjithëm të Prizrenit, sot janë përuruar aparaturat e
reja mjekësore, donacion nga Qeveria e Luksemburgut, në vlerë prej 300
mijë euro.
Në ceremoninë embajtur, me këtë rast, drejtori i
Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar tëKosovës, Basri Sejdiu, ka
falënderuar Qeverinë e Luksemburgut për këto investime.
“ Pas investimeve të projektit KSV/017 për Programin Mbështetës për
Shëndetësinë e Kosovës nga Qeveria e Luksemburgut, vërehen ndryshime
pozitive brenda SHSKUK-së, në veçanti në Spitalin e Prizrenit dhe
Gjilanit. Ne falënderojmë Qeverinë e Luksemburgut, zyrën regjionale dhe
udhëheqësit e projektit që investuan në infrastrukturë, pajisje
mjekësore dhe konsulenca profesionale e segmente tjera”, u shpreh
drejtori Sejdiu.
Ai tha se shpreson që ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tutje, me qëllim të përkrahjes së mëtejme për SHSKUK-në.
Ambasadorja e Qeverisë sëLuksemburgut, Natacha Gomes, tha seQeveria e
Luksemburgut ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në realizimin e
prorojekteve në Kosovë, si në pajisje dhe funksionalizim të shërbimeve
në neonatologji, patologji dhe ngritje të kspaciteteve humane,
menaxheriale dhe profesionale.
“Një pikë e rëndësishme
janë edhe planet strategjike për Spitalin e Prizrenit dhe Gjilanit,
dokumentet informuese, si dhe trajnimi i stafit që kanë mundësuar
ngritjen e kualitetit të shërbimeve dhe mirëqenien e qytetarit. Ne do të
vazhdojmë me përkrahjen për institucionet dhe shëndetësinë në në
Kosovë” përfundoi Ambasadorja Gomes.
Në anën tjetër, Afrim Avdaj,
drejtor i Spitalit të Përgjithshëm në Prizren, pasi ka falënderuar
donatorët për përkrahje të vazhdueshme, shtoi se vlera e pajisjeve të
pranuara është mbi 300 mijë euro.
“Me këtë përkrahje është rritur
gama dhe cilësia e shërbimeve shëndetësore. Besojmë se përkrahja do të
vazhdojë edhe në të ardhmen” theksoi drejtori Avdaj.
Në fund të
ceremonisë, Spitali i Prizrenit ka ndarë mirënjohje për drejtorin e
SHSKUK-së, Ministrinë Shëndetësisë dhe donatorët nga Qeveria e
Luksemburgut.