Në Vjenë filloi viti i ri shkollor për mësimin e gjuhës shqipe

loading...

Porosia e Rilindësve tanë, e shkruar me gjakun e tyre për dje, sot, e nesër, mbetet aktuale edhe në ditët e sotme, bile ndoshta, më fuqishëm se kurrë!

E Enjte, 3 Shtator 2020 – 11:20
albinfo.ch

Pas pushimeve verore, në Vjenë filloi viti i ri shkollor, ku shumë shkolla i hapen dyert për të gjithë nxënësit. Edhe shkollat shqipe në Vjenë filluan vitin shkollor 2020-2021, shkruan albinfo.ch.

Krahas mësimit të rregullt në gjuhën gjermane, fëmijët me origjinë shqiptare kanë mundësi të vijojnë edhe mësimin në gjuhën e vendit prej nga vijnë.

Madje, duke e parë rëndësinë e gjuhës amtare, rolin e saj në zhvillimin e përgjithshëm te nxënësi, si në aspektin kulturor e edukativ, ashtu edhe nxënien e njohurive të përgjithshme për origjinën e tij, pavarësisht pandemisë, shkollat shqipe startuan me siguri dhe masa të duhura, shkruan tutje albinfo.ch.

 

Hazir Mehmeti

Të nderuara motra e vëllezër!

Viti shkollor 2020-2021 filloi, gjuha shqipe thërret!

Thërret porosia e Rilindësve tanë, e shkruar me gjakun e tyre për dje, sot, e nesër.

I shenjti i shkronjave shqipe, Papa Kristo Negovani, tha fjalët e fundit:

“Vramëni, po mblidhmani gjakun se do t’u duhet nipave për të shkruar gjuhën shqipe”.

Porosi madhore, më shumë se hyjnore, më shumë se gjaku: barazi me LIRINË!

A, mundemi të mos dëgjojmë!

A, mundemi të mos veprojmë!

Patriotizmi s’ është fjalë, është më shumë, është vepër, është djersë e përkushtim!

Kjo s’ i ka munguar shqiptarit, s’ i mungon, s’ do t’i mungojë!

Gjuha shqipe është gjuhë e zemrës e çdo shqiptari.

Kudo!

Fjala shqip ka rrënjë, ka lule, ka plis!

Ka tastierë, ka këngë, ka dëgjim, ka adhurim, ka valle, ka dashuri,

Ka ATDHE!

Detyrim: Përkushtimin për fëmijët tanë! Pa gjuhë, s’jemi shqiptarë!

Jemi pa identitet, pa shpirt, pa dinjitet, jemi pa liri!

Përpara drejt shkronjave!

Dijes!

Dija është forcë mbi forca!

Urime!

Fotografia e Hazir Mehmeti

Fotografia e Hazir Mehmeti

 



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *