Nenad Rashiq: Krime në Kosovë ka pasur edhe nga forcat serbe, edhe nga UÇK-ja


“Beogradi dhe po përdorin një diskurs nacionalist që po i mban popujt larg pajtimit ndërsa gjyqet për krimet e luftës mund të ndihmojnë në normalizimin e marrëdhënieve”, kështu mendon Nenad Rashiq, drejtues i Partisë Demokratike Progresive, i cili foli rreth situatës që po kalojnë dy vendet.

“Vetëm po të dëshirojmë të bëjmë paqe duhet ta kuptojmë se jemi së bashku dhe këtu jetojmë me shekuj dhe kjo do të vazhdojë vetëm Vetëm po të kemi tolerancë mes njëri-tjetrit dhe përqendrim të përbashkët sa i përket së ardhmes. Në këtë rast Beogradi, së pari, po ashtu edhe , po përdorin vetëm diskurs nacionalist që na shtyn më larg pajtimit,” – u shpreh Rashiq, përfaqësues i komunitetit serb të Kosovës.

Euronews Albania e pyeti Rashiqin mbi qëndrimin e Beogradit dhe presidentit për të mos e njohur pavarësinë e Kosovës. Ai u përgjigj duke përmendur vështirësitë e dialogut të negociuar nga Brukseli, që deri më tani, sipas tij, s’ ka konkretizuar asnjë nga marrëveshjet. Sipas Rashiqit për sa kohë s’ ka as respektim të këtyre marrëveshjeve, edhe do të jetë larg.

Për sa i përket gjyqit ndaj ish-udhëheqjes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rashiq tha se nga komuniteti serb e di që “krimet ndaj serbëve kanë ndodhur”.

“Se kush i ka kryer ato krime s’ e di dhe s’jam person kompetent për ta vlerësuar këtë, por e di që çdo akt kriminal e ka emrin dhe mbiemrin, s’mund të përgjithësohet cilido aspekt, cilido popull Vetëm po të ka ndodhur krime… dhe ne e dimë që krime kanë ndodhur nga të dyja palët, dhe 95% e serbëve të Kosovës i dënojnë këto krime të secilave anë, duhet ta specifikojmë se këto ndodhi duhen sqaruar në gjykatë dhe ky sqarim do të ndihmonte shumë në normalizimin e marrëdhënieve mes serbëve dhe shqiptarëve. Sipas meje është një proces i domosdoshëm prej së cilit do të jemi të qartë për të shkuar drejt së ardhmes,” – u shpreh Rashiq.

Përafërsisht e së njëjtës qasje me atë çka përmendi Rashiqi ishte dikur edhe përfaqësuesi i komunitetit serb, Oliver Ivanoviqi, vrarë në vitin 2018. Sipas Rashiqit vrasja e tij ishte politike.

“Kam qenë në kontakt me të disa javë përpara vrasjes. Patëm bërë një koncept fillestar bashkëpunimi për daljen bashkë në zgjedhjet e ardhshme. qenë një politikan me përvojë në , pas festave do të takoheshim për të prezantuar vizionin për ndërlidhjen dhe komunikimin e serbëve në veri dhe jug të Mitrovicës dhe përpjekjen për daljen kundër kandidatëve [ të Listës Serbe], kam dyshim se vrasja ka qenë politike, di që pas atij momenti lidhja mes serbëve të dy anëve është shkëputur,” – u shpreh Rashiq.

Për sa i përket aspekteve politike dhe ndikimeve që ka Beogradi në , Rashiq theksoi se politika e shtetit aerb përdor Listën Serbe në si “mekanizëm” për të tuteluar interesat e saj në Kosovë dhe jo të komunitetit serb.

“Beogradi është regjim që përdor serbët e Kosovës, veçanërisht me Listën Serbe, parti që përfaqëson interesat e Beogradit këtu […] nga ana tjetër Prishtina s’ ka bërë ndonjë gjë të madhe për integrimin e serbëve në shoqërinë kosovare dhe për shmangien e përfaqësimit të serbëve autoktonë të Kosovës, kështu kemi një situatë ku vendimet si ato për dialogun, apo veprime të tjera, reflektojnë në jetën e serbëve këtu, ku realiteti real dhe perceptimi për bashkëjetesë dhe bashkëpajtim mes popujve s’ gjen hapësirë,” – u shpreh Rashiq.



Postime të ngjashme