Nëntë fluturime realizohen sot në aeroportin e Prishtinës


loading...

Vazhdojnë fluturimet, nëntë prej tyre realizohen sot në aeroportin e Prishtinës

E Hënë, 13 Korrik 2020 – 12:10
albinfo.ch

@Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari”

Në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” do të realizohen fluturimet gjatë tërë muajit korrik.

Albinfo.ch është njoftuar nga zyrtarët e aeroporti të Prishtinës se sot gjatë ditës priten të realizohen edhe nëntë fluturime të reja dhe se deri më tash çdo gjë ka shkuar ashtu siç ishte planifikuar.

“Do të ketë edhe fluturime për në Zvicër, si në vendet: Cyrihu, Bazeli dhe Gjeneva, e po ashtu edhe në shtetet e tjera evropiane”, tha për albinfo.ch zyrtari për informim i Aeroportit të Prishtinës, Bujar Gashi.

Ai ka bërë të ditur se fluturimet kanë filluar me kompaninë ajrore “Pegasus”, me linjen e saj të rregullut për në Stamboll në orën 08:45 dhe do të përfundojnë me WizzAir në orën 21:55 për në Budapest.

 

Më poshtë keni orarin e nisjeve:

 

Pegasus Airlines  PC342 Prishtina-Istanbul         08:45

 

Easyjet DS1484 Prishtina-Geneva                         09:20

 

Easyjet  EJU4580 Prishtina-Berlin                         09:55

 

Easyjet  DS 1188 Prishtina-Basel                           13:30

 

Austrian Airlines OS 778 Prishtina-Vienna          15:05

 

Edelweiss WK405 Prishtina-Zurich                        16:45

 

TUI fly TB2942 Prishtina-Brussels                         19:25

 

Turkish Airlines TK 1020 Prishtina-Istanbul           20:15

 

Wizzair W6 2236-Prishtina-Budapest                    21:55.

 



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *