[ad_1]
Dehidrimi i lehtë mund të çojë deri te ndryshimi i gjendjes shpirtërore, mund të ndikojë në nivelin e energjisë dhe në aftësinë e të vlerësuarit të qartë, thuhet në një hulumtim të Universitetit të Cennecticutit.
me anë të këtij hulumtimi është konstatuar se nga humbja e lëngjeve e shkaktuar nga ushtrimet trupore apo thjeshtë nga mosmarrja e mjaftueshme e sasisë së ujit, madje edhe kur qëndroni ulur, efekti është i njëjtë.
Gjatë hulumtimit është konstatuar që dehidrimi te femrat e reja shkakton dhimbje koke, lodhje, mundime dhe humbje të koncentrimit, transmeton Telegrafi.
Ky fenomen s’ i kursen as meshkujt. Tek ata kjo shfaqet me lodhje, aftësi që të qëndrojnë zgjuar, në memorie, në tendosje nervash, por përfshihen edhe nga ankthi.
Mirëpo, ndryshimi i gjendjes shpirtërore dukshëm më shumë shfaqet te femrat se sa te meshkujt, si kur janë duke pushuar, ashtu edhe gjatë ushtrimeve trupore. /Telegrafi/
The post Nëse “humbni” nervat dhe ndjeni lodhje, pini një gotë ujë appeared first on Telegrafi.
[ad_2]