© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Pse duhet të bëni kontrolle të rregullta te mjeku?
mjeke

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video në të cilën shfaqen disa mjekë specializantë, ku vlerësojnë rritjen e pagës raporton Shëndeti.

Rama shton se kësaj kategorie mjekësh, iu shkon paga mujore në 1 mijë Euro në muaj.

“E kam nisur specializimin në vitin 2020 me një paga sa gjysma e asaj page që mora këtë muaj, ndihem shumë e vlerësuar dhe e motivuar”,- tha Dr. Enida Avdolli, specializante për  obstetri- gjinekoligji pranë Maternitetit “Koço Gliozheni”.

“E mora pagën e rritur këtë muaj dhe ky është një gëzim i madh për mua dhe familjen time”,- tha Lorena Hysi, specializante pranë Maternitetit “Koço Gliozheni”.

“Rritja e rrogës na motivon shumë për të arritur objektiva të reja, falenderojmë qeverinë dhe Ministrinë që kjo gjë ndodhi më në fund”,- dr. Jon Cani, Specializant pranë Maternitetit ” Mbretëresha Geraldinë”.

“Paga e re që sapo morëm është vlerësimi më i madh që na është bërë në këto 3 vite”,- tha Ersila Dedja, specializante pranë Maternitetit “Mbretëresha Geraldine”.

“Jam shumë e kënaqur me rritjen e pagave që na është bërë”,- Dr. Ermioni Eirini Prifti, specializante pranë Spitalit Pediatrik në QSUT.

You cannot copy content of this page

Sign In

Register

Reset Password

Please enter your username or email address, you will receive a link to create a new password via email.