© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Mjekët

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Dr. Pleurat Sejdiu në një intervistë për Insajderin tha se pavarësisht, rritjes së koeficientit, nuk dihet nëse trendi i largimit të mjekëve nga vendi do të ndaloj.

Ai tha se arsyet kryesore pse mjekët po ikin nga vendi ka të bëj me çështjen e punësimit pasi mbi 360 nga ta janë pa punë. Ndërkaq arsyeja e dytë lidhet me kushtet e specializimit

“Dy arsyet kryesore për të cilat mjekët e rinj janë duke u larguar është punësimi pastaj kushtet e punës dhe kushtet e specializimit. Ne kemi mbi 360 mjekë pa punë dhe shumica  e këtyre që po largohen janë prej asaj kategorie, mbi 60 për qind të tyre”, tha Sejdiu.

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës tha se mjekët janë të pakënaqur me vlerën e koeficientit për shkak se ka qenë pritja më e madhe si dhe rangimi i cili është kërkuar që të jetë më i lartë.

You cannot copy content of this page

Sign In

Register

Reset Password

Please enter your username or email address, you will receive a link to create a new password via email.