Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu në një intervistë për Insajderin ka thënë se në Kosovë pët momentin janë 360 mjekë të papunë.
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës tha se mjekët janë të pakënaqur me vlerën e koeficientit për shkak se ka qenë pritja më e madhe si dhe rangimi i cili është kërkuar që të jetë më i lartë.
Ai tha se mjekët nuk pajtohen me rangimin e njëjtë me psikologët klinik. Sejdiu thotë se janë duke shikuar me Zyrën Ligjore mundësinë e dërgimit të ankesës tek Avokati i Popullit, pasi që mjekët sipas tij janë diskriminuar duke u ranguar njëjtë me psikologët klinik.
“Nëse rangohet psikologu klinik i cili ka tri vjet Bachelor dhe një vjet Master apo gjashtë mujor me një mjek i cili ka gjashtë vjet shkollim dhe i ka të gjitha kompetencat e trajtimit. Kurse psikologu klinik nuk e ka një gjë të tillë”, tha ai.