© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Mjekët

Mjekët e pensionuar në Prishtinë do të angazhohen në Drejtorinë e Shëndetësisë, me vendim të kësaj komune.

Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, ka njoftuar se do t’i angazhojnë si këshilltarë mjekët që gëzojnë shëndet dhe kanë gatishmëri për të vazhduar kontributin e tyre për zhvillimin dhe avancimin e mjekësisë familjare në kryeqytet.

“Mjekët në pension të dobishëm për #kryeqytetin si këshilltarë në Drejtoria e Shëndetësisë. Duke marrë parasysh rëndësinë dhe mungesën e mjekut të familjes, sot me rastin e “Ditës Botërore të Mjekut të Familjes”, së bashku me Drejtorinë e Shëndetësisë kemi vendosur që të angazhojmë mjekët e pensionuar, të cilët gëzojnë shëndet dhe kanë gatishmëri për të vazhduar kontributin e tyre për zhvillimin dhe avancimin e mjekësisë familjare në kryeqytet”, ka shkruar Rama në Facebook.

Më tej ai ka thënë se nga sot ata do ndihmojnë Drejtorinë e Shëndetësisë për të krijuar një sistem më të mirë, më efikas me shërbime më cilësore për qytetarët e kryeqytetit.

“Ju faleminderit Florentina Batalli Sociologe, Dr. Sabahate Lleshi, Dr. Teuta Hoxha, Dr. Nexhmedin Hoti, Dr. Avdullah Hoti, Dr. Sadete Hadri si dhe Dr. Muhamet Petrova, që përsëri riktheheni në krye të detyrës, në ofrim të shërbimeve duke ndihmuar mjekësinë e kujdesit parësorë në kryeqytet!”./21Media

You cannot copy content of this page

Sign In

Register

Reset Password

Please enter your username or email address, you will receive a link to create a new password via email.