© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Pse duhet të bëni kontrolle të rregullta te mjeku?

Pavarësisht rrezikut nga regjimi serb, çifti Ibrahimi punësoi edhe shumë mjekë e infermierë tjerë që ishin larguar nga puna.

“Gjatë kësaj kohe në ordinancën tonë kanë ushtru pjesën praktike shumë mjekë  dhe infermierë, por gjithmonë nën presionin e regjimit serbë,  që kohë pas kohe kanë ardhur në vizitë,  vetëm e vetëm për ta kuptuar se me kë po punojmë”, u shpreh Ibrahimi.Sipas saj, qëllimi i tyre ishte vetëm t’i shqetësonte ata duke ju bërë presion vazhdimisht e duke i akuzuar se po punonin kundër pushtetit serbë.

“Kur takuan infermieren dhe mjekun në ordinancën tonë, inspeksioni serbë duke më shikuar në sy më thanë se po ushtronim irredentistë. Ishte mjaftë shqetësuese dhe e dhimbshme t`i prisnim në vizita të pa pritura. Nga  atëherë kemi qenë në shënjestër të tyre”, ka thënë ajo për Front Online.

Doktoresha Ahmeti-Ibrahimi tregon momentin e trishtë kur u detyruan të largohen nga Kosova.

“Me fillimin e luftës u detyruam me tre fëmijët tonë të largohemi nga vendi, pasi që një ditë, gjatë kohës së drekës hynë paramilitarët  serbë dhe na kërkuan mua dhe bashkëshortin tim.  Ajo ditë ishte edhe me fat sepse arritëm të shpëtonim dhe të kursenim kohë për t`i ikur pushtuesit serbë. Jeta jonë ishte në rrezik, por ia dolëm” ka cituar ajo.

You cannot copy content of this page

Sign In

Register

Reset Password

Please enter your username or email address, you will receive a link to create a new password via email.