Artur Xhumari, shef i shërbimit të neurokirurgjisë në QSUT, është shprehur se pacientët shqiptarë kanë më shumë besim te mjekët e huaj.
Në një intervistë për “Good morning Albanians” në “Euronews Albania” ai tha se ka njëfarë mosbesimi të përgjithshëm.
“Komplikohet puna nëse unë i them pacientit je për t’u operuar dhe komshiu i thotë, dëgjo se nuk është gjë kjo punë, dhe beson më shumë komshiun sepse thotë normal pse të operohem,” u shpreh mjeku./CNA.al