Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës përmes faqes në Facebook ka njoftuar se Klinika e Kirurgjisë Abdominale të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës në tremujorin e parë të vitit 2023 ka realizuar 561 operacione.
Për më tepër shih njoftimin e plotë
Në tremujorin e parë të vitit 2023, në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës janë kryer gjithsej 561 operacione nga kirurgët abdominalë, në bashkëpunim me anesteziologët nga Klinika e Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv.
Në ambulanca specialistike janë kryer gjithsej 1 mijë e 279 vizita mjekësore.
Stafi mjekësor i asistuar edhe nga infermierët, poashtu, ka kryer edhe 58 kolonoskopi,129 ERCP- teknikë enodoskopike mini-invazive dhe 48 gastroskopi.