© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
39083ACB 4683 48A8 BFB5 A26D13262F93

Pas rritjes së pagave të mjekëve specialistë, kryeministri Edi Rama ka njoftuar rritjen e radhës për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët. Sipas kreut të qeverisë duke filluar nga muaji prill mjekët e familjes dhe infermierët do të kenë rritje 7% mbi pagën. Ndërsa një tjetër rritje do të ndodhë prillin e 2024.

“Ne kemi bërë një rritje të pagave për mjekët specialist dhe nga ana tjetër kemi një zotim për rritjen me 7% të pagave për mjekët e infermierët në tërësi. Kjo do të bëhet për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët. Paga e mjekëve të përgjithshëm, do të rritet me 59 mijë lekë, këto bishtat mos i merrni fiks se mund t’ju ndryshojnë. Paga e infermierit do të shkojë 72 mijë, por ky është hapi i parë se në harkun midis dy prillave do e plotësojmë kuadrin, për momentin mjekët shpresoj nuk do të kërkojnë më shumë.  Mjekët specialistë në QSUT do ta kenë pagën 174 mijë lekë, ndërsa mjekët e përgjithshëm do të shkojnë 131 mijë lekë dhe infermierët 87 mijë”, tha Rama.

You cannot copy content of this page

Sign In

Register

Reset Password

Please enter your username or email address, you will receive a link to create a new password via email.