Skip to toolbar

Nga 16 zëvendësministra, BDI do të ketë 5


loading...

Nesër apo më së voni deri të martën do të të jenë të njohur emrat e zëvendësministrave dhe sekretarëve shtetërorë, deklaroi zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi. Ai i qujati spekulime publikimin e emrave që dolën në disa portale, duke konfirmuar vetëm se BDI  do të ketë 5 zëvëndës-ministra.

“BDI do të ketë 5 zëvendësministra, zv/ministër të Brendshëm, Zv/ministër të Mbrojtjes, Zv/ministër të Transportit dhe Lidhjes Zv/ministër të Shëndetësisë dhe Zv/ministër të Drejtësisë. Do të ketë edhe 5 sekretarë shtetërorë”, tha Grubi.

ndërsa sa u përket sekretarëve shtetërorë, Grubi shpalosi vetëm dy: Sekretar shtetëror në Ministrinë për Sistem Politik dhe Sekretar Shtetëror në Ministrinë e Kulturës, ndërsa për tre të tjerët tha se do të emërohen gjatë javës tjetër.

“Me LSDM-në kemi rënë dakord rreth shpërnarjes së pozitave të zv/ministrave dhe sekretarëve shtetërorë si dhe ndarja bazike e disa vendeve të drejtorëve. Kjo s’ është një ndarje por ndërrim i resorëve. Psh: Posta me MEPSO, ose Fondi për sigurim invalidor me Biro për siguri Publike. Dmth bëhet fjalë vetëm për ndërrime të vendeve të drejtorëve”, deklaroi Grubi.

Edhe pse Grubi s’ zbuloi emrat të cilët do të ulen ne kolltuqet e zëvëndësministrave, përflitet se në Shëndetësi do të jetë Ilir Hasani, në Drejtësi, Agim Nuhiu, në Transport dhe Lidhje, Bekim Rexhepi dhe në Mbrojtje Bashkim Hasani, në MPB Nazim Bushi, Ajo që është zyrtare se PDSH ka emëruar Fatmire Isakun si zëvëndës ministre e Jashtme. ndërsa as nga LSDM s’ zbulojnë emra por nga aty thonë se akoma ka konsultime partikae për emërime të zëvëndësministrave./RTV21/



loading...