Nga kush shkaktohet Abscesi i mëlçisë ?
Abscesi i mëlçisë shkaktohet nga bakteret, parazitët, ose nga funget. Bakteret më të zakonshme janë Eschericia coli, Klebsiella pneumoniae, Bacteroides, Enterococcus.
Absceset bakteriale zakonisht pasojnë shtrirjen e infeksionit nga fshikëza e tëmthit.
Mundet që absceset bakteriale të shkaktohen edhe nga përhapja hematogjene e infeksioneve nëpërmjet venës porta (rastet me apendicit ose me divertikulit), ose nëpërmjet arteries hepatike (rastet me endokardit bakterial ose pneumoni).
Parazitët që shkaktojnë abscese të mëlçisë zakonisht janë ameba.