© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

[ad_1]

Në Lindjen e Largët, sidomos në Japoni, pema e qershisë
është shumë e përhapur dhe periudha e lulëzimit të saj është një nga më të
bukurit e vitit. Shumë turistë vijnë nga çdo vend i botës për të parë
“hanamin”, që i përkthyer në shqip është “shikimi i luleve”.

Qershitë janë shumë të pasura me vitamina, sidomos me
vitaminën C. Qershitë piqen dhe gjenden nëpër tregje në periudhën maj-korrik.

Vetitë e qershisë

Qershia përmban vitaminë C, A dhe potas. Por, në të gjenden
në sasi shumë të vogla edhe minerale, polifenolë dhe fibra. Ndihmon shumë në
funksionimin e aparatit tretës dhe ka efekte antiinflamatorë.

Është një frut shumë i mirë pë rata që ndjekin dieta për
dobësim, pasi ka shumë pak sheqer dhe kalori. Përmban flavonoidë që kanë aksion
antioksidant dhe luftojnë radikalet e lira.

Sipas disa studimeve, vetitë e qershisë ndihmojnë edhe me
problemet e kyçeve, që vijnë nga artriti.

Një veçanti e qershisë është përmbajtja e lartë e
melatoninës, që njihet për balancimin e ciklit gjumë-zgjim. Melatonina është
gjithashtu një antioksidant i fuqishëm, që ka efekt parandalues ndaj tumoreve
të ndryshme. Një veti tjetër e saj është edhe dobia që ka për të luftuar sëmundje
të zemrës.

Lëngu i qershisë këshillohet për ata që vuajnë nga
pagjumësia, pikërisht meqë përmban melatoninë.

Edhe bishtat e qershive kanë efekte pozitive në shëndet dhe
mund të bëhen çaj, pasi kanë veti diuretike.

Vlerat ushqyese

Qershia përmban ujë 77-87% të masës së saj, sheqer në
nivelin 11-22.5%, 0.1% yndyrna dhe 0.7-1% proteina. Në këtë frut ka disa
vitamina, por më shumë vitamina C dhe A. Pas potasit, që është minerali më
prezent i qershisë (222 mg. për 100 g. qershi), ka fosfor (21 mg. në 100 g.),
calcium (13 mg.) dhe magnez.

[ad_2]

You cannot copy content of this page

Sign In

Register

Reset Password

Please enter your username or email address, you will receive a link to create a new password via email.