Wed. Jun 29th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

[ad_1]

Injorimi i simptomave të zakonshme është diçka të cilën shumica e njerëzve e bëjnë

“s’ jam i/e sëmurë. Do të shërohem. Thjesht sot jam pak më keq” janë disa nga frazat të cilat ia thoni vetvetes për ta bindur trupin se jeni në epitomin e shëndetit.

Por, specialistët thonë ndryshe! Doktorët tregojnë se disa nga simptomat e zakonshme s’ bën t’i injoroni, transmeton Telegrafi.

Diarreja

Diarreja mund të bëhet serioze kur zgjat më shumë se disa ditë ose kur e keni rregullisht. Udhëzimet e britanikëve thonë se humbja e tepërt e ujit në jashtëqitjen tuaj mund të shpijë në dehidratim, gjë e cila mund të bëhet serioze Po qe se s’ trajtohet menjëherë.

Po qe se vazhdimisht jeni duke vjellë, keni humbur peshë dhe po keni probleme me gjumë, urgjentisht duhet të këshilloheni me doktorin.

Lodhja

Ndonjëherë problemet shëndetësore mund ta shkaktojnë lodhjen, andaj është mirë të zhvilloni një bisedë për t’i sqaruar gjërat mirë.

Lodhja është një nga simptomat më të zakonshme të diabetit (sëmundja e sheqerit) meqenëse trupi shfrytëzon shumë energji për t’u ballafaquar me ndryshimet në nivelet e sheqerit në gjak.

Disa probleme tjera mjekësore që simptomë e kanë lodhjen janë anemia, problemet me gjëndrat tiroide, sëmundjet e zemrës, menopauza dhe depresioni.

working tired man front computer man is tired working home stay home 209729 754

migrena apo hemicrania

Kur përjetoni migrena apo hemicrania të shpeshta duhet të këshilloheni me doktorin për të marrë trajtim më të mirë.

Kapsllëku

Ashpërsia e kapsllëkut mund të dallojë, dhe me siguri e përjetoni vetëm për një kohë të shkurtë, por ndonjëherë mund të kthehet në sëmundje kronike Po qe se vazhdon për periudha të gjata. Kapsllëku afatgjatë mund të zhvillojë hemorroidet.

dhembjet në pjesën e poshtme të shpinës

Shpeshherë dhimbja lehtësohet brenda pak ditëve apo javëve, por gjithmonë është mirë të konsultoheni me një specialist për t’u siguruar, e posaçërisht Po qe se keni shumë dhimbje. dhimbja e shpinës është diçka të cilën njerëzit e injorojnë.

Por, dhimbja e tillë e vazhdueshme, e shoqëruar me simptoma tjera, mund të jenë shenjë se ndonjë nerv është bllokuar apo keni irritim të nervave. andaj është e rëndësishme ta vizitoni specialistin për ta zgjidhur problemin, meqenëse injorimin mund të shkaktojë dëme të përhershme. 

[ad_2]

Leave a Reply

You cannot copy content of this page