Nga rroga e ulët te kontrata e përkohshme, kjo është mjekja që izoloi koronavirusin në Itali!

30-vjeçarja Francesca Colavita së bashku me koleget e saj Castilletti dhe Capobianchi, ishin mjeket italiane që punuan shumë dhe izoluan koronavirusin, i cili që prej dhjetorit ka shpërthyer në Kinë.
Francesca Colavita është një nga mjeket më të pasigurta në  Institutin Spallanzani  edhe pse ka fituar një përvojë të gjerë në studimin e virusit Ebola, në Afrikë.
31-vjeçarja, me origjinë nga Campobasso, ishte me kontratë të përkohshme në Spallanzani. Kjo e ka bërë atë të ndihej e pasigurt me veten e saj.  Ndërkohë, rrogën, pavarësisht profesionalizmit dhe aftësive, e kishte vetëm 1500 euro, në muaj.
Colavita  gjithashtu  ka marrë pjesë në projekte bashkëpunimi të sigurisë dhe zhvillimit në Sierra Leone dhe në Liberi, si eksperte, ndërsa pas izolimit të virusit tha: “Ia dolëm, por duhet të themi që patëm dhe fat”.
Pas izolimit të koronavirusit, drejtuesi i spitalit, e siguroi me një kontratë afatgjatë. Colavita gjithmonë ka treguar pasion dhe shumë interes në studimin e viruseve./E.B-dritare.net
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *