NGËRQET E KËMBËVE GJATË SHTATZËNISË
Ngërqet e këmbëve janë shumë të shpeshta gjatë shtatzënisë.
Këto ngërqe shkaktojnë dhimbje dhe zakonisht shfaqen natën kur shtriheni në shtrat, ndonëse mund të shfaqen edhe gjatë ditës.
Ngërqet nxiten kur i shtrini shputat (psh kur rrini në maje të gishtave) ose kur e tërhiqni gishtin e madh të këmbës.
Nuk dihet mekanizmi se përse shfaqen këto ngërqe.
Mendohet se mitra e rritur bën shtypje në fijet nervore dhe në enët e gjakut që shkojnë kah këmbët dhe si rrjedhojë shkaktohet ngërqi dhe dhimbja.
Për t’i parandaluar krampet rekomandohet që të merrni suplemente me kalcium, kalium dhe fosfor.
Ju ndihmon poashtu nëse hani ushqime që kanë kalium (bananja për shembull) dhe kalcium (qumështi, djathi, jogurti).
Ju ndihmon shumë nëse vazhdoni të ecni dhe të jini aktive dhe pushoni mjaftueshëm.
Ushtrimet e rregullta fizike e parandalojnë shfaqjen e ngërqeve.
☎️ 045 725 725
☎️ 049 66 77 22 (ky numër edhe viber)
📍 Ulpiana D9, Prishtinë
POLIKLINIKA “DR.MEMLI” – SË PARI SHËNDETI!