Nis grumbullimi i plazmës së gjakut për trajtimin e COVID-19


Kosova ka filluar grumbullimin e plazmës konvalescente nga personat të cilët e kanë kaluar sëmundjen COVID-19.

Kështu thotë për Radion Evropa e Lirë, infektologu në Klinikën Infektive në Qendrën Klinikë Universitare të Kosovës, Sali Ahmeti.

shëndetësore, me anë të një udhëzuesi kanë vendosur që të fillojë tretmani i pacientëve të infektuar me coronavirus me plazmën konvalescente, si terapi mbështetëse.

Ahmeti, i cili njëherësh është kryesues i grupit punues për hartimin e protokollit për përdorimin e plazmës konvalescente, thotë se kanë përfunduar të gjitha ecuritë administrative për fillimin e dhënies së plazmës konvalescente.

“Transfuzioni i gjakut ka filluar grumbullimin e dozave të para. Me udhëzuesin tonë, këtë trajtim me plazmë konvalescente do ta aplikojmë te format e rënda të sëmundjes ose të format që kanë tendencë të përkeqësimit të shpejtë”, thotë Ahmeti.

Sa i përket sasisë së grumbulluar të plazmës konvalescente, Bukurije Zhubi, drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut (QKKTGJ), tha për Radion Evropa e Lirë se deri më tani kanë pasur vetëm tre dhurues të plazmës.

“Shpresojmë që në ditët në vijim të kemi më shumë doza të plazmës”, tha shkurt Zhubi.

tretmani i pacientëve me COVID -19 me plazmë konvalescente bëhet duke marrë plazmën e gjakut nga pacientët e shëruar nga , pasi që gjaku i tyre ka antitrupa që luftojnë virusin. Transfuzioni i antitrupave besohet se krijon atë që njihet si “imuniteti pasiv” te të prekurit me COVID-19.

Ahmeti tha se tretmani i pacientëve me COVID -19 me plazmë konvalescente mund të rezultojë me efekte të mira te pacientët që e marrin këtë trajtim në kohën e duhur.

“Do të bëjmë përvojat tonë të para, por duke iu referuar përvojave tjera disa nxjerrin efekte të mira e disa me efekte më të pakta. Sa më shpejt që jepet plazma, pritshmëria për efikasitetin e saj është më e madhe, pasi që kjo përmban antitrupa që e bëjnë neutralizimin e virusit në depërtimin e tij në receptorët e qelizave gjegjëse”, thekson Ahmeti.

Ndarja e gjakut nga plazma bëhet në Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut.

Kjo metodë e trajtimit me anë të plazmës është aplikuar në vazhdimësi për shumë sëmundje brenda Klinikës Infektive të -së.nga TaboolaRekomanduarMund t’ju interesojnëJa çfare sugjerojnë mjekët për trajtimin e rrudhave dhe të fytyrësiuveniscare.comRemember Him? Grab Tissues Before You See Him NowStudent SeaThe One And Only WD40 Trick Everyone Should KnowOceandraw

Në janar të këtij viti, Komisioni Evropian njoftoi se do të mbështesë një sërë projektesh, për trajtimin e coronavirusit me plazmën konvalescente.

tretmani përfshin transfuzionin e plazmës konvalescente te pacientët e sëmurë, në mënyrë që t’ua përmirësojë imunitetin dhe aftësinë e tij për të luftuar virusin. Po ashtu, kjo formë e trajtimit do të mund t’i ofronte industrisë së shëndetësisë që të pastrojë antitrupat dhe të bëjë një produkt shëndetësor për COVID-19 (imunoglobinën).

“Për efikasitetin e këtyre dy qasjeve po kryhen në mbarë botë, përfshirë edhe nga projektet që financon. Këto dy lloje të trajtimeve mbështeten në grumbullimin e sasive të mëdha të plazmës konvalescente nga pacientët e shëruar nga COVID-19”, tha Komisioni Evropian.

Sipas këtij institucioni të -së, rezultatet e para janë premtuese, me pak të dhëna që tregojnë për raste kur ka pas efekt të kundërt. e tjera priten të dalin pas provave klinike.

e deritashme sugjerojnë se transfuzioni më i hershëm (i plazmës së gjakut) nga donatorët, përmbajnë më shumë antitrupa dhe ofrojnë më shumë efikasitet në uljen e vdekshmërisë te pacientët me koronavirus”, tha .

Postime të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *