“Një fillim i ri”, libri i ri i autores Valentina Rexhaj


loading...

Autorja thotë se libri është një thirrje që të zgjohemi në ndryshim duke filluar nga vetvetja, të zgjohemi me një besim të ri në vete, ngase vetëm ne jemi ata që mund të bëjmë ndryshimin

E Hënë, 14 Shtator 2020 – 14:48
Armend Berisha

© 2020 Albinfo.ch/Armend Berisha

Në praninë e një numri të madh të adhurueseve të librit, në Neuenhof, (Kantoni Aargau) është bërë promovimi i librit të autores Valentina Rexhaj me titull „Një fillim i ri“. Autorja Valentina Rexhaj që në hyrje të librit flet për raportet gjithëpërfshirëse jetësore e njerëzore, ajo shtjellon me shumë mjeshtëri horizontet e pozitivitetit dhe filozofisë si të mësohemi të punojmë me veten tonë, optimizmin dhe udhën për të nisur hapat e parë drejt një ndryshimi të rrënjësishëm që nga brendia e shpirtit.

Libri është ndarë dhe përshtatur profesionalisht edhe me nëntituj temash, e ku do të gjeni edhe thënie të cituara nga autorë të mëdhenj si: Francis Scott Fitzgerald, Paulo Coelho e shumë të tjerë.

© 2020 Albinfo.ch/Armend Berisha

Autorja e librit, „Një fillim i ri“ Valentina Rexhaj për albinfo.ch ka treguar rreth mesazhit që libri i saj i ri përcjell tek lexuesit. Ajo thotë se ky libër mesazh kryesor ka fillimin e një jete të re, çdo ditë, sipas saj është një mundësi e re, një mundësi për të filluar një jetë të re. Lidhja me spiritualitetit me ndryshimin e shprehive, bindjeve negative që kemi në raport siç thotë autorja me paranë, seksualitetin e shumë të tjera.

Më tej, autorja Rexhaj thotë se libri është një thirrje që të zgjohemi në ndryshim duke filluar nga vetvetja, të zgjohemi me një besim të ri në vete, ngase vetëm ne jemi ata që mund të bëjmë ndryshimin.

Një vlerësim për librin „Një fillim i ri“, ka prezantuar poeti nga diaspora, Bujar Salihu. Ai në prezantimin e tij ka thënë se ky libër s’ meriton vetëm të lexohet, por të studiohet dhe analizohet si i tillë.

© 2020 Albinfo.ch/Armend Berisha

Më tej, poeti Salihu ka thënë se aksiologjia tematike e këtij libri është ndërtuar kryesisht mbi tregime, përvoja, meditime e studime të thella psiko-analitikë, që fillojnë nga gjërat që na rrethojnë e për të cilat kemi një qasje të pandryshueshme. Mendojmë se duhet t´i besojmë ngase kështu kemi filluar, ose s’ e kemi guximin të mendojmë t’i ndryshojmë ose mbase bashkëjetojmë në paqe dhe në situatë të cilat ndoshta s’ janë të tilla që na bëjnë të (pa)lumtur, por që për hir të kësaj harmonie apo të asaj paqe të shenjtë ne s’ e kemi kurajën të futemi në thellësinë tonë për të kërkuar një ndryshim, qoftë për bindjet, qasjen, zakonet, përditshmërinë tonë etj. Poeti Salihu ka vlerëson se autorja me anë të një shpjegimi empirik, arrin të na e paraqesë një tablo të përgjithshme emocionale në shërbim të lehtësimit shpirtëror pikërisht duke na mësuar të lirohemi nga varësitë emocionale, të cilat janë pengesa për një dashuri supreme.

Salihu ka vlerësuar si segment shumë të fuqishëm që ka hasur në librin e autores, studimet për fuqinë e fjalës, spiritualitetin, paratë, dashurinë bashkë me energjinë e saj seksuale, familjen, rrethin, shoqërinë e shumë tema të tjera.

duhet theksuar gjithashtu se libri „Një fillim i ri“ s’ është një libër i rëndomtë që mund të lexohet lehtë dhe në anën tjetër është gjithashtu libër zbavitës, shkruan albinfo.ch. Për të nxjerrë dhe kuptuar mesazhin e autores lypset një angazhim, përqendrim dhe reflektim. “Një fillim i ri” është libri i dytë i autores Valentina Rexhaj, autorja ka të botuar edhe librin  “Beso në fuqinë tënde”.

Mesazhi i librit: si të fillojmë një jetë të re

Libri i takon zhanrit socio-kulturor, një zhanër ky jo edhe shumë i aplikuar nga autorët e diasporës.“Një fillim i ri” është thirrje që të zgjohemi në ndryshim duke filluar nga vetvetja, të zgjohemi me një besim të ri në vetvete ngase vet ne jemi ata që mund të bëjmë ndryshimin. Libri vlerësohet si tejet interesant,  mesazhi që ky libër përcjell është ai për fillimin e një jete të re, optimizmin dhe udhën për të nisur hapat e parë drejt një ndryshimi të rrënjësishëm, si nga brendia e shpirtit.

© 2020 Albinfo.ch/Armend Berisha
© 2020 Albinfo.ch/Armend Berisha
© 2020 Albinfo.ch/Armend Berisha
© 2020 Albinfo.ch/Armend Berisha
© 2020 Albinfo.ch/Armend Berisha
© 2020 Albinfo.ch/Armend Berisha
© 2020 Albinfo.ch/Armend Berisha
© 2020 Albinfo.ch/Armend Berisha
© 2020 Albinfo.ch/Armend Berisha

 

 

 

 



loading...