Një i vrarë dhe një i plagosur në Gradicë të Drenasit


ndodhi tragjike ka ndodhur sonte në fshatin Gradicë të Drenasit, ku nga të shtënat me është vrarë një person dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.

Ngjarjen e rëndë e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, .

“Njëri nga personat e plagosur s’ ka përballuar plagët dhe ka humbur jetë, vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në Drenas, ndërsa  i plagosuri i dytë, është dërguar për mjekësor”, thuhet në përgjigjen e Ahmetit për Telegrafin.

Ajo ka dhënë edhe detaje në lidhje me rastin.

“Rreth orës 20:30 policia ka pranuar informatën për një vrasje në fshatin Gradicë të Drenasit. Bazuar në të dhënat e deritanishme si dhe veprimeve të para hetimore policia ka ngritur versionin e hetimit se kemi të bëjmë me rast të vrasjes dhe plagosjes me , të ndodhur në një pyll në fshatin e sipërshënuar. Në këtë rast plagë nga arma e zjarrit kanë marrë dy persona (meshkuj)”, tha Ahmeti.

Sipas saj, aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë po vazhdojnë punën hetimore për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të kësaj ndodhi.

Ndryshe, mediet kanë raportuar se viktimat janë babë [i plagosuri] e bir [i vrari]. Gjithashtu raportohet se në drejtim të viktimave ka shtënë fqinji i tyre.

Postime të ngjashme