Një libër që hedh dritë mbi mizoritë në Kosovë


loading...

Libri risjell tregimet e atyre që humbën familjarët e tyre në masakrën e fshatit Krushë e Vogël të komunës së Prizrenit, një nga krimet më famëkeqe të forcave serbe të kryera gjatë luftës së viteve 1998-99 në Kosovë.

Masakra – një akt përqethës i hakmarrjes – ishte kryer në mesditën e 26 mars 1999, dy ditë pasi NATO filloi sulme ajrore kundër forcave serbe që vepronin nën komandën e liderit serb Slobodan Milosheviq.

Shehu dhe 118 civilë të tjerë, përfshirë edhe dy djemtë e tij dhe 20 të afërm të tjerë, u ndanë nga familjet e tyre dhe u vendosën në një shtëpi të vogël të këtij fshati. Pasi shumica u vranë nga afër me automatikë, shtëpisë i ishte vënë flaka.

Bashkëautorët Limani dhe Krasniqi sjellin tregimet e viktimave nga e kaluara e deri më tash, përgjatë dy dekadave të kaluara që prej se lufta përfundoi me tërheqjen e forcave serbe nga Kosova.

“Nga fillimi deri në fund ky libër është një histori mizorish, kasaphanesh dhe pandëshkueshmërish. Aty s’ ka heronj, ka vetëm viktima dhe ekzekutues”, thotë Limani për BIRN.

Libri përmban 55 intervista me të mbijetuarit dhe familjarët e të vrarëve. Disa nga ata vdiqën ndër vite përfshirë edhe dy nga gjashtë të mbijetuarit e masakrës.

“Kemi punuar për më shumë se tetë vite në këtë libër duke mbledhur dëshmi dhe intervistuar të mbijetuarit dhe familjarët e viktimave. Libri është një kujtesë për një mizori të kryer si dhe heshtjen dhe pandshkueshmërinë që e rrethon ende atë”, thotë Limani.

Një pjesë e dëshmive të mbledhura për masakrën u është dorëzuar më herët prokurorëve ndërkombëtarë të misioneve të OKB-së dhe BE-së. Një pjesë e tyre shërbeu për të ngritur aktakuzë ndaj Darko Tasiq, njërin nga serbët e këtij fshati. Muajin e kaluar Tasiq u dënua me 22 vite burg për pjesëmarrje në masakër.

“Një person u dënua por drejtësi s’ pati. Janë ende edhe 68 trupa të viktimave të masakrës të zhdukur për të cilët gjykimi i Tasiqit dështoi të sjellë ndonjë gjurmë”, thotë Limani, babai, vëllai dhe dy xhaxhallarët e të cilit gjithashtu u vranë në këtë masakër.

Limani, që tani drejton shoqatën për Kërkimin e të Zhdukurve “26 Marsi”, thotë se libri gjithashtu përmban prova për një rol të rëndësishëm të serbëve lokalë në këtë masakër. “Disa prej tyre morën pjesë në masakër dhe më pas ndihmuan në zhdukjen e kufomave”, tregon Limani.

Maskara e Krushës së Vogël është një prej masakrave më të mëdha në të tërë luftën e Kosovës ku shumica e viktimave ende s’ janë gjetur.

Limani dhe Krasniqi portretizojnë tragjedinë e hidhur që familjet në Krushë të Vogël përjetuan gjatë luftës, efektet dhe peshën e saj në jetën dhe ndjenjat e tyre më pas.

Libri nxjerr në pah kujtimet e dhimbshme të të mbijetuarve, disa nga  të cilët vdiqën pa pasur asnjëherë mundësi që të tregonin historinë e tyre në prokurori apo  gjykatë.

Më i riu nga viktimat, Mursel Hajdari, ishte vetëm 12 vjeç kur u mor nga duart e nënës së tij.

Nëna e tij, Nexhmija që gjithashtu ka humbur jetën së fundi, kujton në  rrëfimin e saj në këtë libër momentin kur Murseli e kishte pyetur në momentin kur po i ndanin meshkujt nga familjet: “Nënë, a jam i madh sa nevojitet për të shkuar me burra?”

Në mesin e pak gjërave të mbetura të 8 anëtarëve të familjes Hajdari që u vranë në masakër ishte edhe karroca e invalidit e Sahit Hajdarit, në atë kohë 40 vjeçar që gjithashtu u mor tek shtëpia e  ekzekutimit.

Derisa flakët po përhapeshin nëpër dhomat dhe korridorin e shtëpisë ku ishin mbledhur viktimat, Qamil Shehu dhe të mbijetuarit e tjerë tregojnë se derisa ata po përpiqeshin të largoheshin kishin parë Sahitin e vrarë me kokë të varur mbi karrocën e tij. Ai është gjithashtu ende në mesin e  të zhdukurve.

Limani thotë se informacionet që kanë mbledhur tregojnë se masakra ishte në fakt e planifikuar, si pjesë e të ashtuquajturit  Operacioni “Patkoi” që kishte për qëllim dëbimin e shqiptarëve dhe spastrimin etnik të territorit të Kosovës.

“Është tejet e qartë se ishte një veprim i planifikuar dhe organizuar për të pastruar etnikisht këtë pjesë të territorit ngaqë një masakër e tillë aq masive s’ mund të kryhej pa planifikim dhe përgatitje”, thotë Limani.

“Përveç  se ofron dëshmi, ky libër është një zë i atyre që vdiqën ndër vite pa pasur mundësi që të hedhin dritë mbi atë që dukuri në atë ditë tragjike në fshat”, thotë Qemajl Krasniqi.

Ai tha se derisa drejtësia është mohuar, ndjesia e zemërimit dhe hakmarrjes mbeten të freskëta te shumë prej të afërmve të viktimave.

“Përderisa vazhdon të ketë rrënjë kultura e mohimit të mizorive duke synuar të mjegullojë të vërtetën, përpjekjet për të normalizuar marrëdhëniet dhe për pajtim s’ mund të kenë asnjëherë sukses”, thotë ai.



Related posts:

Pse disa njerëz s' zbatojnë rregullat e diktuara nga pandemia?
Ferizaj, policia rrahen me dy qytetarë
Mali i Zi ende e kërkon testin e koronavirusit për qytetarët e Kosovës
Bayerni i jashtëzakonshëm, shënon 8 gola në ndeshjen kundër Barcelonës
Ferizaj, policia rrahen me dy qytetarë shkaku i maskës
Do të kërkoj prapë votën e deputetëve
Shënohet viktima e 220-të nga Covid-19 në Shqipëri
Ministri Kuçi e quan të turpshme mungesën e deputetëve për votimin e Ligjit për Rimëkëmbjen ekonomik...
Vëllai i presidentit Trump shtrohet në spital
Ligji për pandeminë - Dënimet nga 35 deri në 500 euro për mosvënie të maskës
Shkolla e Muzikës në Gjakovë pjesë e programit në sallën 'MuTh' në Vienë
Prishtina nga nesër me reduktime të ujit
s' ka kourum për votimin e projektligjit për rimëkëmbje
Pamje të reja nga shpërthimi brenda një spitali në Bejrut
‘Shka boni’ Ardiani për Gjakovën?
Haradinaj ka një porosi për Hotin për takimin në Uashington
Zgjedhjet në SHBA, shtytje e takimit Kosovë-Serbi
Takimi në Washington lajm i pritur
KFOR-i dhe Policia e Kosovës kryejnë patrullim të përbashkët në Komunën e Kamenicës
Nëntogeri shqiptar diplomoi në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst
Partitë pro - kundër projektligjit për rimëkëmbje ekonomike
Projektligji për pandeminë vulën kryesore e ka nga PDK-ja
Pas hapjes së kufijve s' janë hequr masat dhe protokollet e deritanishme
Qeveria hoqi kufizimet kohore për fluturimet nga Aeroportin 'Adem Jashari'
Lotët e Gazit që s' ia sollën investimet në turizmin e Pejës
Lotët e Gazit që s' ia sollën turizmin Pejës
Kalimi i Festivalit DokuFest në transmetim virtual
Kuvendi formon grupin hetimor parlamentar për hidrocentrale
Katër të arrestuar në Podujevë për rrahje
Kuvendi pritet të votojë që ta bëjë festë zyrtare Ditën e Egjiptianëve
Votohet ligji për parandalimin e COVID-19
Ligji për zgjedhjet të adresojë të gjitha parregullësitë
Qytetarët që vizituan Kosovën më të infektuarit në Gjermani
Mali i Zi nesër hap kufijtë me Kosovën
Media gjermane shkruan se si udhëtarët kosovarë po e bartin coronavirusin
Pas shuarjes së Ministrisë së Integrimit Evropian, Qeveria Hoti planifikon themelimin e një agjencie
Qeveria zyrtarisht heq sigurimin kufitar për diasporën dhe të huajt që hyjnë në Kosovë
Qeveria riorganizon Këshillin për Zhvillim Ekonomik, me përbërje të 30 anëtarëve
Qeveria kërkon që për festat zyrtare që bien në fundjavë të mos ketë pushim ditëve të javës
Qeveria hap kufijtë me tri shtetet fqinje
Mitrovicë, Agim Agushi do tentojë të thejë rekordin “Guinness” për zhonglim me top
Dogana kap 65 mijë euro të fshehura në pjesë të veturës në Merdare
Policia kërkon ndihmë për gjetjen e një të dyshuari për narkotikë
Dëmet nga shiu, Qendra e Regjistrimit Civil në Istog e mbyllur që nga 6 gushti
Down Syndrome Kosova në prag të mbylljes, qeveria s' i përgjigjet kërkesës së tyre për ndihmë
Shteti “t’i kushtëzojë” specializantët që të mos ikin nga sektori publik
Grenell si një kauboj i financave dhe mediave, do një marrëveshje si sukses të orëve të fundit
Edhe 10 laboratorë licencohen për kryerjen e testeve serologjike
Ky është numri i pacientëve të shëruar në 24 orët e fundit nga COVID-19
24 komuna të Kosovës me raste të reja me COVID-19
Dalin shifrat e rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë në 24 orë
Edhe sot 8 vdekje nga COVID-19
Ekipi i RTK-së dje u pengua në Zubin Potok
Grenell si një kauboj i financave dhe mediave, do një marrëveshje të orëve të fundit
Disa policë vozisin xhipa e njerëzit që kontrollojnë kufirin s' kanë vetura për patrullim
Disa policë vozisin xhipa e njerëzit që kontrollojnë kufirin s' kanë vetura për patrullim
Vdes një grua në Fushë Kosovë, dyshohet se ra nga një ndërtesë
Kush është Vilard Bytyqi, anëtari i ri i KGjK-së?
O’Brien dhe Grenell, nikoqirë të takimit në Shtëpinë e Bardhë
Mbështetja e SHBA-së për dialogun, e mirëseardhur
48 pacientë po trajtohen në Spitalin e Vushtrrisë,  një në intubim
Vdes nga COVID-19 infermierja e Spitalit të Pejës
Rasti në Karaçevë është provokim i Serbisë dhe incident diplomatik
Kuvendi zgjedh anëtarin e pestë të Bordit të RTK-së
Pejë, dënohet mësuesi i akuzuar se sulmoi seksualisht nxënëset
Kandidatët për rektor në UP do të intervistohen më 19 gusht
Kush është Driton Muharremi, anëtari i ri i KGjK-së?
OVL UÇK nis kërkesë në Kuvend për ndryshime në Ligjin për Gjykatën Speciale
Istog, arrestohet i dyshuari pasi i dehur ofendoi policët
Gjilan, policia kap 10 qese me marihuanë
Mitrovicë, arrestohen shtetasit serb për kontrabandë me veshmbathje
Mantelbardhët shqiptarë në Austri, ballë për ballë me pandeminë
Ne do të marrim pjesë në bisedime
Angli, zhvillohet festivali i parë me distancim social |Revista Monitor
Gjashtë të arrestuar në Pejë dhe Istog për organizim të dasmave
MSh synon deri në 3 mijë e 500 testime në ditë
Prizren, rrah babain dhe kunatën e tij
Do të zgjerojmë kapacitet për testime në gjashtë regjione të Kosovës
Kryetari i Gjykatës së Mitrovicës me dy vetura dhe mbi 24 mijë euro kesh
Prishtinë, godet me veturë një të mitur dhe ik nga vendi i ndodhisë
Thaçi deklarohet për takimin mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë
Vidhen stoli ari dhe para të gatshme në Graçanicë
Obiliq, një shtëpi e pa banuar kaplohet nga zjarri
Podujevë, i infektuari me COVID-19 shëtitet nëpër qytet
OBSH-ja hedh poshtë shqetësimet për përhapje të koronavirusit me anë të ushqimit
Hoti jep detaje për takimin me palën serbe në ShBA më 2 shtator
Kosova dhe Serbia takohen në Shtëpinë e Bardhë më 2 shtator
Si reagoi bota pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe?
Po kontrabandonte drejt Kosovës 34 sirianë, arrestohet vlonjati
Elbasan, arrestohet pasi kapet duke kontrabanduar drejt Kosovës 34 sirianë
Ambicia ‘vështirë e arritshme’ e Ramush Haradinajt për t’u bërë president
Itali, testim i detyrueshëm për COVID-19 për udhëtarët nga katër vende të BE-së
ShBA konfiskon monedha digjitale në vlerë të miliona dollarëve nga organizatat terroriste
Kafeja që ma përkujton Stambollin
Vdes kryetari i Degës së Alternativës në Gjakovë, Gurakuq Dobruna
Gati gjysma e shkollave në botë kanë mungesë të ujit dhe sapunit për duar
Shqiptarë, në të katër anët e botës, jetojnë edhe atë që quhet “Ëndrra e Alaskës”
Reagojnë 'Pishtarët', pasi KELKOS mirëpriti nismën për formimin e komisionit hetimor për Hidrocentra...
Ulet nën 1 milion numri i amerikanëve që pretenduan se janë të papunë
Kuvendi zgjedh katër anëtarë të Bordit të RTK-së
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *