Një vikend i qetë sa i përket pandemisë, por na e prishi xhandarmëria serbe


loading...

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se sa i përket pandemisë Covid-19 ky vikend ishte i mirë, por që futja e xhandarmërisë serbe në Karaçevë e prishi qetësinë.

Ai theksoi se sot në këtë komunë është shënuar vetën 1 rast dhe 1 të shëruar. “#Dita149. Një vikend me lajme të qeta nga Gjilanit si përket përballjes me pandeminë #COVID-19. Por, patrullimi i xhandarëve serbë në Karaçevë, e prishi qetësinë. E kemi 1 të infektuar, 1 të shëruar, 577 të infektuar në total,, 373 të shëruar, 183 raste aktive dhe 21 të vdekur. Mostra në pritje i kemi 99. Apeloj që t’i respektoni masat mbrojtëse, maskat, distancën sociale dhe mbajtjen e higjienës kundër virusit të panjohur. Virusi s’ pyet çka e kush je. Të rrëzon përtoke e të merr me vete Po qe se s’ ruhesh!“, ka shkruar Haziri në Facebook./tv21



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *