Një vit pandemi – Rrëfimi i Bujar Prushit, mjekut që kujdestaroi në pikën kufitare në Han të Elezit


Shkruar nga Fisnik Dajakaj

Togfjalëshi “dukuri e pazakonshme” mund ta përmbledhë për së afërmi atë cfarë ngjau në fillim të vitit , e që vazhdon edhe sot. Shumë infektime e vdekje për këto 12 muaj, por edhe shumë punë nga stafi shëndetësor në përgjithësi për t’u dalë në ndihmë të gjithë qytetarëve.

Në një krizë si kjo, ata ishin në “vijën e parë” në luftë kundër pandemisë.

rrëfim interesant, eksluzivisht për Jonë, vjen nga mjeku i përgjithshëm në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kacanik, Dr. Bujar Prushi, i cili kujdestaroi për një kohë në pikën kufitarë në Han të Elezit, duke u marrë kështu me pacientë të sëmurë me koronavirus.

Që nga fillimi i pandemisë jemi ballafaquar me sfida të shumta, sidomos fillimi ka qenë me sfidues, duke pasur shumë pak njohuri rreth , efektet e tij afatshkurta dhe afatgjata, si dhe frika e bartjes së  virusit tek antarët e tjerë të familjes. duhet falënderuar përkushtimin jashtëzakonisht të madh të gjithë stafit të -së ne Kacanik, duke kryer kontrolla sistematike, bartje të qytetarëve nga fshatrat e largëta dhe lagje për testimin e tyre, si dhe për administrimin e terapive anti , theksoi ai ndër të tjera për Jonë.

Prushi gjithashtu foli për mënyrën se si u menaxhuan turmat e njerëzve në pikën kufitare në Han të Elezit, të infektuarit me koronavirus nga stafi shëndetësor, gjendjen e pandemisë tani etj.

Më poshtë gjeni intervistën e plotë me Bujar Prushin.

1.Cilat kanë qenë sfidat kryesore gjatë kësaj pandemie për ju si mjek?

Që nga fillimi i pandemisë jemi ballafaquar me sfida të shumta, sidomos fillimi ka qenë me sfidues, duke pasur shumë pak njohuri rreth , efektet e tij afatshkurta dhe afatgjata, si dhe frika e bartjes së  virusit tek anëtarët e tjerë të familjes. duhet falënderuar për përkushtimin jashtëzakonisht të madh të gjithë stafin e -së ne Kacanik, që kanë kryer kontrolla sistematike, bartje të qytetarëve nga fshatrat e largëta dhe lagje për testimin e tyre, si dhe për administrimin e terapive anti .

2. Sa ka qenë e vështirë puna në këto kushte, veçanërisht kur keni qenë i angazhuar në pikën kufitare në Han të Elezit?

  qenë goxha sfidë, jemi angazhuar maksimalisht gjatë tërë vitit të pandemisë. Në pikën kufitare në Han të Elezit kemi qenë të angazhuar duke bërë kontrolla dhe shënime të hyrjeve të qyretarëve në Republikën e Kosovës. qenë një sfidë infrastrukturore, por që ia kemi dalë në bashkëpunim të ngushtë me ISHPK-në , Policinë e Kosovës dhe -në

 3. A ka pasur të infektuar me koronavirus nga kolegët tuaj gjatë kontaktit me pacientë?

Përkundër pajisjeve , kem pasur të infektuar nga kolegët tanë, të cilët janë futur në karantinë 2-javore. Edhe vetë kam qëndruar në karantinë, nga dyshimi për infektim, të cilin e kam vërtetuar me testin serologjik pozitiv. Shfytëzoj rastin t’i ngushëlloj të gjithë qytetarët dhe familjet e kolegëve që humbën betejën kundër virusit COVID-19.

 4. Si është menaxhuar turma e pacientëve në pikën kufitare në Han të Elezit?

duhet falënderuar gjithë stafin e përkushtuar të QKMF në Kacanik, si dhe insitucionet shëndetsore rajonale, për bashkëpunim të ngushtë me ISHPK, Policinë e Kosovës, si dhe për menaxhimin e turmave përkundër sfidave të ndryshme.

 5. A ju ka ndodhur të punoni me jashtë orarit këto kohë?

 Gjate këtij viti të pandemisë, si staf kemi qenë të përkushtuar 24 orë, për të ju dalë ne ndihmë qytetarëve, si dhe për të plotësuar mungesat e kolegëve për shkak të karantinimit. Kemi punuar edhe jashtë orarit të rregullt, por kemi qenë shumë të përkushtuar për të ju dalë në ndihmë pacientëve dhe qytetarëve me nevojë.

6. Si e shihni gjendjen me pandeminë sot?

 Gjendja globale e pandemisë, përkundër fillimit të vaksinimit, është akoma sfidë, sidomos për vendet e varfra. Përkundër të gjitha sfidave të sistemit shëndetsor në , ia kemi dalë ta mbajmë nën kontroll situatën me pandeminë, duke mos lejuar një kolaps dhe stërngarkim të spitaleve. , fatkeqesisht, akoma s’ ka filluar me vaksinim, shpresojmë sa më shpejt të fillojë vaksinimi i shtresave më të atakuara për të ju kthyer normalitetit. /familjajone

Postime të ngjashme