“Njerëzimi mund të jetë duke jetuar sipas një simulimi kompjuterik”


“Njerëzimi mund të jetë duke jetuar sipas një simulimi kompjuterik”

A ekziston mundësia që ne te jemi duke jetuar në një botë që nuk është gjë tjetër veçse simulimi i avancuar që mbahet nën vëzhgim nga forca të gjithëpushtetshme jashtëtokësore apo qenie të mbinatyrshme? A ekziston mundësia të jemi produkt i inteligjencës artificiale që shkon përtej kufijve të konceptimit dhe njohjes njerëzore?

Sado e çuditshme të duket, për një prej hakerave më të njohur në botë, kjo mund të jetë e vërtetë. “Nuk ka prova për të kundërtën”, thotë George Hotz, haker dhe themelues i kompanisë teknologjike (start up) Comma.ai.

“Nuk ka dëshmi se kjo nuk është e vërtetë”, thotë Hotz në një fjalim me titull “Arratisja nga burgu dhe simulimi”. Sipas tij, nëse “dalim nga një univers i simuluar, ne mund të takojmë Zotin, madje edhe ta vrasim”.

“Është e lehtë të imagjinosh se ka gjëra që janë shumë më të zgjuara se ti dhe ato mund të ndërtojnë një kafaz, të cilin ti as nuk do ta njihje si të tillë”, thotë ai.
Teoria në fjalë, e njohur si hipoteza e simulimit, sugjeron se jeta në Tokë dhe, për më tepër, sistemi diellor dhe madje edhe vetë universi, janë potencialisht një simulim kompjuterik, qoftë videolojë apo ndonjë formë tjetër argëtimi për forma të përparuara të jetesës ose ndoshta një simulim i drejtuar nga inteligjenca artificiale dhe i konceptuar nga njerëzimi i të ardhmes.

Kjo është një hipotezë popullore, që në vitet e fundit është përdorur nga emra të mëdhenj në teknologji, si Elon Musk, dhe është marrë në konsideratë më seriozisht dhe analizuar nga filozofë të shquar si Nick Bostrom. Hotz duket se është një prej atyre që e marrin seriozisht këtë hipotezë.

Sipërmarrësi 29-vjeçar, i cili u bë i famshëm që në adoleshencë, pasi ishte i pari që ia doli të zhbllokonte iPhone-in e parë, ka qenë gjithmonë një njeri i teknologjisë që qëndron larg të menduarit tradicional.

Ai thotë mund të themelohet një fe që i dedikohet pikërisht daljes nga ky univers i simuluar. “Unë jam duke menduar për themelimin e një kishe. Ka shumë probleme strukturore me kompanitë – nuk ka asnjë mënyrë reale për të fituar”, tha Hotz, duke iu referuar asaj se si rezultati përfundimtar i çdo sipërmarrje kapitaliste është gjithmonë për të maksimizuar fitimin ose për të shitur kompaninë, të cilat Hotz i konsideron dështime.  

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *