Njerëzit po jetojnë deri në 10 vite më gjatë se më parë, por po vuajnë më gjatë nga sëmundjet e pleqërisë

loading...


Shëndeti jonë është duke u përmirësuar dhe jemi duke jetuar më gjatë se kurrë më parë, ka zbuluar një studim i ri.

Edhe në shtetet me shëndetin më të dobët jetëgjatësia është duke u rritur, e ku njerëzit po jetojnë deri në 10 vite më shumëse kurrë më parë, transmeton Telegrafi.

Tani, në të gjitha vendet e botës meshkujt mund të presin të jetojnë deri në 69 vjet, përderisa gratë deri në 75 vjet.

Edhe jetëgjatësia e shëndetit – numri i viteve ku personat jetojnë me shëndet të mirë – është në rritje.

392A91CA00000578-3824754-image-a-11_1475764172130

Sidoqoftë, ky numër është rritur vetëm për gjashtë vite, duke sugjeruar se njerëzit mund të jetojnë më gjatë, por do të kalojnë më shumë kohë duke vuajtur nga sëmundjet e ndryshme.

specialistët besojnë se kjo mund të ndodh për shkak të rënieve të mëdha në përqindjet e vdekjeve për shumë sëmundje infektuese, duke përfshirë HIV/AIDS-in, malarien dhe diarrenë.

Veç kësaj, edhe përqindja e njerëzve që vdesin nga sëmundjet kardiovaskulare apo kanceri ka zbritur – por në një ritëm më të ngadaltë, zbulojnë hulumtuesit.

Sidoqoftë, sëmundjet jo-ngjitëse të cilat kanë origjinë nga stili i jetës, si sëmundjet e zemrës, sulmi në tru dhe diabeti (sëmundja e sheqerit), mund të shkaktojnë shtatë nga 10 vdekje, pohojnë hulumtuesit.

Progres është shënuar edhe në zvogëlimin e ujit të papijshëm dhe kanalizimit, por dietat, obeziteti dhe drogat janë rritur në një shifër alarmante. /Telegrafi/

The post Njerëzit po jetojnë deri në 10 vite më gjatë se më parë, por po vuajnë më gjatë nga sëmundjet e pleqërisë appeared first on Telegrafi.

Related posts