Skip to toolbar

Njoftim lidhur me shërbimet konsullore në Ambasadën e Kosovës në Austri

loading...

 Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri njofton të gjithë shtetasit e saj, se me lehtësimin e masave në Austri, shërbimi Konsullor do të punoj vetëm me terminë paraprake dhe duke ju dhënë përparësi rasteve emergjente, raporton Albinfo Austria.

Në vijim e keni të ngarkuar njoftimin e plotë:

“Me lehtësimin e masave të lëvizjes dhe respektimin e rregullave të distancës për parandalimin e virusit Covid -19 në Austri, Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ju njofton se Shërbimi Konsullor do të punoj vetëm me termine paraprake, duke ju dhënë përparësi rasteve emergjente”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Për termine dhe informata:

tel.: +43 1 504 74 00 (orari 10.00-12.00 dhe 13.30-16.00) ose me E-Mail: consulate.vienna@rks-gov.net

Numri emergjent: +43 664 2233 409 (vetëm për raste emergjente).

Albinfo.at

The post Njoftim lidhur me shërbimet konsullore në Ambasadën e Kosovës në Austri appeared first on Albinfo.

loading...