Njoftim për bashkatdhetarët në diasporë që marrin rrugën drejt Shqipërisë

loading...

Republika e Sllovenisë, lejon kalimin transit, vetëm me miratim/konfirmim të shtetit nga të cilët shtetasit shqiptarë do të kalojnë.

E Premte, 5 Qershor 2020 – 10:40
albinfo.ch

Së fundi, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, bën me dije të gjithë shtetasit shqiptarë, që duke filluar nga data 1 qershor 2020, në bazë të Urdhrit Nr.351, datë 29.05.2020, për “Marrjen e masave të veçanta dhe kufizimeve për parandalimin e përhapjes së COVID19”, do të hapen kufijtë tokësorë, duke hequr karantinimin e detyruar dy javor dhe duke e vendosur atë vetëm për raste specifike, transmeton albinfo.ch.

nevojitet theksuar se të gjithë shtetasit shqiptarë që lëvizin nga vendet e BE-së, transit në Republikën e Sllovenisë, për të vazhduar më tej udhëtimin drejt Republikës së Shqipërisë, është në fuqi regjimi i mëparshëm i lëvizjeve i dhënë nga ky shtet, përkatësisht:

Vëmendje: – nevojitet si fillim miratim për lëvizjen nga Republika e Kroacisë dhe vendet e tjera tek të cilët shtetasit shqiptarë do të kalojnë, pasi në rast të mos marrjes së miratimit/konfirmimit rrezikohet bllokimi në kufirin Austri-Slloveni dhe Itali-Slloveni. Për kalimin transit në territorin e Republikës së Kroacisë do të vazhdojë të kërkohet leje nga pala kroate për çdo rast kalimi, deri në momentin që Mali i Zi do të njoftojë zyrtarisht Republikën e Kroacisë për hapjen e kufirit me Shqipërinë, transmeton tutje albinfo.ch.

Republika e Sllovenisë, lejon kalimin transit, vetëm me miratim/konfirmim të shtetit nga të cilët shtetasit shqiptarë do të kalojnë.

Për sa i përket lehtësimit të masave në Mal të Zi, ju bëjmë me dije se, që prej datës 1 qershor 2020, Mali i Zi ka vendosur të hapë kufijtë e tij me Republikën e Shqipërisë, duke mundësuar kështu lëvizjen e lirë të qytetarëve. Ky vendim është marrë edhe për disa vende fqinje dhe të Bashkimit Evropian, ndër to Kroacia, Sllovenia, Austria, Gjermania, Polonia, Republika Çeke, Hungaria dhe Greqia.

Gjithashtu ju bëjmë me dije se, të gjithë shtetasve të vendeve të lartpërmendura, s’ do t’u kërkohet asnjë provë apo analizë speciale por me hyrjen në territorin malazez, ata do të marrin udhëzime të qarta mbi masat e higjienës dhe rregullat të cilat nevojitet të ndjekin në kuadër të luftës kundër COVID-19.

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me vendim të Këshillit të Sigurisë, gjendja e jashtëzakonshme në këtë shtet është shtyrë edhe për 14 ditë të tjera ( përkatësisht dy javët e para të muajit qershor).

Për sa i përket lëvizjes së lirë në këtë shtet, ju bëjmë me dije se në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të lejohen të hyjnë të gjithë shtetasit e huaj, që paraqesin testin PCR, të bërë me shpenzimet e tyre dhe jo më vonë se 72 orë, nga momenti i kalimit. Po qe se testi s’ do të paraqitet para autoriteteve kompetente, të gjithë shtetasit që do të hyjnë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të nevojitet të vetë karantinohen për 14 ose 20 ditë.

Aktualisht, e vetmja pikë kufitare që funksionon me Shqipërinë, është ajo e Qafë Thanës, ku vijon puna pa pengesa për kalimin e kamionëve me mallra.

Shtetet e BE-së (Greqia, Italia, Kroacia dhe Sllovenia) vijojnë të kenë kufijtë e mbyllur deri më datë 15 qershor.Qeveria e Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës shpalli, në datën 29 maj 2020, fundin e gjendjes së katastrofës natyrore në vend. Ajo vlerëson se situata epidemiologjike është mjaft e qëndrueshme që lejon vazhdimin e aktiviteteve në mënyrë normale në vend.

Që nga data 1 qershor 2020, me vendim të Këshillit të Ministrave, BiH ka hapur kufijtë me Kroacinë, Serbinë dhe Malin e Zi, pa kufizime dhe kushte të veçanta.​

Vendimi i referohet vetëm hyrjes së qytetarëve të Kroacisë, Serbisë dhe Malit të Zi, duke pasur parasysh se situata epidemiologjike në rajon është bërë gjithnjë e më e qëndrueshme ditët e fundit. Gjithashtu edhe aeroportet e BiH kanë filluar të funksionojnë për shtetasit e vendeve të tjera.

Sipas këtij Vendimi, qytetarët e vendeve të tjera të huaja mund të hyjnë në BiH Po qe se ata kanë arsye bindëse pune, (ftesë nga një person juridik) dhe një dokument prove negativ për koronavirus që s’ është më i vjetër se 48 orë.​

Duke filluar nga data 1 qershor 2020, sipas Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, hapen për qarkullim pikat sipas këtij Vendimi, duke respektuar kriteret e përcaktuara.

Të gjithë shtetasit e huaj që hyjnë në Republikën e Kosovës dhe posedojnë testi