Njofton Hoti: Dita e hënë, 30 nëntor, do të jetë ditë pune

loading...


Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se dita e hënë, 30 nëntor 2020, s’ do të jetë pushim, por do të jetë ditë e rregullt e punës.

Këtë njoftim Hoti e bëri me anë të një postimi në Facebook, ku tha se ky vendim vjen si solidarizim me të gjithë ata të cilët janë në linjën e parë të frontit me pandeminë.

“në të gjitha institucionet shtetërore, në institucionet arsimore në të gjitha nivelet, do të punohet me orar të rregullt, në përputhje me masat anti Covid të ndërmarra nga Qeveria”

Për shkak të masave në kuadër të menaxhimit të situatës me pandeminë Covid-19, institucionet janë duke punuar me staf të përgjysmuar.

ndërsa të gjitha aktivitetet për shënimin e 28 nëntorit, Ditës së Flamurit, do të zhvillohen nesër, poashtu në përputhje me masat e vendosura nga Qeveria”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Postimi i plotë:



Related posts