Notat e futbollistëve: Bayern – Werder, ky është vlerësimi për Milot Rashicën

loading...


Bayerni s’ ka arritur më shumë se një barazim ndaj Werderit.

Eggestein realizoi për mysafirët në minutën e fundit të kohës së rregullt në pjesën e parë, ndërsa Coman barazoi në minutën e 62′, që njëherit doli të ishte edhe goli i fundit i shënuar në këtë sfidë, përcjell GazetaBlic.

Vendasit u munduan që deri në fund ta gjejnë udhën drejt golit të fitores, por që s’ ia arritën qëllimit.

Djaloshi kosovar, Milot Rashica u paraqit për 90 minuta, teksa regjistroi një lojë të mirë, ani pse s’ ishte në listën e asistuesve apo të golashënuesve.

Pas ndeshjes, sajti i statistikave në futboll, “whoscored” ka dalë me notat e lojtarëve, ndërsa siç edhe mund ta shihnni, Rashica u vlerësua me notën 6.9.

/GazetaBlic/



Related posts