Nuk ka më vende të lira nëpër dhoma, të infektuarit me koronavirus po trajtohen nëpër korridoret e QKUK-së

loading...


Pacientë të shtrirë në ulëset e korridoreve të QKUK-së e duke marrë oksigjen nga bocat janë parë sot. Kështu këta pacientë po i marrin trajtimet për COVID-19 në disa prej Klinikave të QKUK-së. E alarmi se në QKUK rrezikon të mbetet pa shtretër, është dhënë gjatë ditës së djeshme nga ana e drejtuesve të QKUK-së

Deri dje pasdite në QKUK kanë qenë të lirë vetëm edhe 100 shtretër për pacientët e sëmurë me COVID-19.

Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës në Klinikën Infektive, Lindita Ajazaj-Berisha, ka thënë se në SHSKUK janë të spitalizuar 598 pacientë.

“Në gjendje të rëndë kritike janë 43 pacientë me respiratorë dhe citat, 385 janë në oksigjeno-terapi ndërsa të konfirmuar me COVID-19 dhe të shtrirë në klinika dhe spitale janë 385.

QKUK janë 224 pacientë të spitalizuar, ndërsa në spitalet regjionale janë 161 pacientë”, ka thënë Ajazaj-Berisha.

Ndryshe dje janë konfirmuar 276 raste të reja me COVID-19 në vend, i cili është numri më i madh i konfirmuar deri më tash që nga fillimi i pandemisë. 8 pacientë të tjerë kanë vdekur si pasojë e COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Related posts