Thu. May 19th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
shtatezania

Nuk keni nevojë që të shkoni në klub fitnesi ose të merrni trener personal për të qenë në formë të mirë gjatë shtatzënisë.

Mjafton që të ecni së paku 30 minuta çdo ditë dhe kjo është mënyrë efektive për ta mbajtur shëndetin e mirë gjatë shtatzënisë.

Ecja ju ndihmon që ta mbani tonusin e muskujve, ju ndihmon që ta mbani në kontroll peshën trupore dhe ju ndihmon që të krijoni një perspektivë pozitive psiqike gjatë shtatzënisë.

Paraprakisht duhet të konsultoheni me mjekun tuaj, por për shumicën e shtatzënave të ecurit është i dobishëm dhe i sigurt gjatë nëntë muajve të shtatzënisë.

Cilat janë përfitimet që do t’i keni nëse ecni:

1. Do të keni zemër të shëndetshme dhe muskuj të tonizuar
2. Lindja do të jetë më e lehtë dhe më e shkurtër
3. Do të digjni kalori dhe rrjedhimisht nuk do të shtoni shumë peshë
4. Parandalohet diabeti gestacional dhe preeklampsia
5. E mirëmbani punën e zorrëve dhe rrjedhimisht nuk do të keni kapsllëk
6. Do ta keni më të lehtë që ta menaxhoni stresin.

Prandaj, gjatë shtatzënisë:
– Ecni në një ritëm të rehatshëm dhe jo shumë shpejt
– Kur ecni merrni me vete një shishe me ujë
– Mos ecni nëse ajri ka shumë lagështi
– Dëgjoni trupin tuaj dhe duhet ta dini kur është boll.dhe kur duhet të pushoni.