“O moj bukuroshe” – Kryetari i Pejës në ndejë me muzikë live kur qyteti që ai drejton është në karantinë

loading...


Kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri, pavarësisht se komuna që ai drejton është në zonën e kuqe dhe ka orë policore pas orë 19:00, mbrëmë u pa në një ndejë me muzikë live nën shoqërimin e disa personave, shkruan Insajderi.

Emisioni i INDOKS:

Nën tingujt e muzikës live, alkoolit e shoqërisë, i pari i Pejës s’ respektoi masat që i vendosi bashkëpartiaku i tij nga LDK, Armend Zemaj.

Gazeta Insajderi, ka provuar të kontaktojë me kryetarin Muhaxheri, mirëpo ai s’ kishte qasje.

Ndërkohë, nënkryetari i kësaj komune, Fatmir Asllani, i ka thënë Insajderi, se s’ ka asnjë informatë në lidhje me këtë.

“s’ di asgjë, ka qenë vikend, s’ e di ai ka shkon. s’ mund të komentoj asgjë”, tha ai shkurt për Insajderin.

Të premten pasdite, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 18 komuna të vendit kanë hyrë në zonën e kuqe apo rajone që konsiderohen me rrezik të lartë të infektimit me COVID-19. Në mes të këtyre komunave, që dy javë, vazhdon të jetë edhe ajo e Pejës./ Insajderi.org

The post “O moj bukuroshe” – Kryetari i Pejës në ndejë me muzikë live kur qyteti që ai drejton është në karantinë appeared first on Insajderi.

Related posts